Gazeta Si – Gazetari dhe prezantuesi televiziv rus, Vladimir Solovyov, i cili është i afërt me Kremlinin, ka ofenduar rëndë kryeministren italine, Giorgia Meloni.
Gjatë një episodi të programit “Polnyj Kontakt” (Kontakt i Plotë), ai foli në rusisht dhe italisht, duke e quajtur kryeministren “fashiste” dhe “grua të keqe”.
Sipas mediave italiane, prezantuesi e ka quajtur kryeministren italiane “një fashiste, një bishë natyrale, një idiote e çertifikuar, një grua e keqe” dhe madje duke arritur ta etiketojë si “Kur*a Meloni”.
Por jo vetëm kaq, prezantuesi vazhdoi edhe më tej dule thënë se Meloni është “një turp për racën njerëzore. Tradhtia është emri i saj i dytë: ka tradhtuar Trumpin, të cilit më parë i ishte betuar për besnikëri”. Të gjitha këto fjalë i tha në italisht, si për t’u siguruar që Meloni dhe populli italian do ta kuptonin.
Më pas prezantuesi vazhdoi në rusisht: “Evropa ka hyrë në luftë të drejtpërdrejtë me ne, e kemi dëgjuar nga Merz. Kjo Meloni, një krijesë fashiste e poshtër, që ka tradhtuar votuesit e saj duke kandiduar me slogane krejt të ndryshme…”. Dhe për ta përfunduar ai përdori fjalët: “Ky është realiteti”.
Giorgia Meloni, në një postim në llogarinë e saj X, iu përgjigj Solovyov, duke theksuar se “Nga natyra e tij, një propagandist i zellshëm i regjimit nuk mund të japë mësime as për koherencën dhe as për lirinë”.
Kryeministrja vazhdoi më pas, duke theksuar: “Ne, ndryshe nga të tjerët, nuk kemi detyrime dhe nuk pranojmë as urdhra. Busulla jonë mbetet një: interesat e Italisë. Dhe ne do të vazhdojmë ta ndjekim atë me krenari, me gjithë respektin e duhur për propagandistët kudo”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje