Futboll

Gigs: Shqipëria ekip i mirë, por dua të provoj lojtarët e rinj

Në prag të ndeshjes miqësore me Shqipërinë, trajneri i Uellsit, Rajan Gigs ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp. Legjenda e futbollit uellsian, e ka marrë drejtimin e ekipit kombëtar, duke tentuar ta çojë në kampionatin europian. Gigs tha se kjo ndeshje me Shqipërinë nuk ka ndonjë rëndësi të madhe për ekipin e tij dhe ai do të hedhë në fushë lojtarë të rinj.

“Kam mundësinë që të provoj disa lojtarë të rinj pasi kjo ndeshje ta lejon. Do të bëj të gjitha zëvendësimet e mundshme në këtë duel. Kemi ardhur për të fituar këtu. Do e shoh nesër nëse luan apo jo Bejl, është njëlloj si të tjerët. Do e shoh para ndeshjes e mund të luajë, nuk ka asnjë problem fizik, ndaj është i gatshëm. Ganter nuk di ende se ku do ta aktivizoj, por do të jetë titullar. Do të luajë një ndeshje historike, do të thyejë një rekord të vendosur shumë vite më parë. Do të jetë një ndeshje e madhe për të.”- tha Rajan Gigs.

Më tej tekniku uellsian tha se kjo ndeshje merr një rëndësi për ekipin e tij për faktin se do të jenë mbi 1200 tifozë që kanë udhëtuar në Shqipëri për të ndjekur këtë përballje.

“Do të jenë 1200 tifozë që do të mbështesin skuadrën tonë në këtë ndeshje dhe ne e vlerësojmë në maksimum këtë gjë. Nëse humbasim kundër Shqipërisë nuk është diçka e madhe. Shqipërinë e pashë kundër Skocisë dhe janë një skuadër shumë solide. Në 22 minutat e para bënë një ndeshje shumë të mira dhe të dyja skuadrat mund të shënonin. Po ishin të pafat. Pres një reagim nga Shqipëria dhe jam i sigurt do të bëjnë maksimumin kundër nesh”,- u shpreh trajneri i Uellsit, Gigs


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë