Gënjeshtra për fëmijët tuaj kur janë të vegjël jo vetëm që mund të krijojë probleme për të ardhmen, por edhe t'i ndikojë ata në të tashmen. Nëse fëmijët tuaj e kuptojnë se po gënjehen, si për shembull, kur u thuhet se do të dalin në park, por në vend të kësaj ata përfundojnë në zyrën e mjekut, ata mund të kenë probleme me besimin në të ardhmen.
Gënjeshtra mund t'u japë fëmijëve tuaj ankth
Një studim i botuar në “ScienceDirect” ka treguar se ankthi dhe gënjeshtra shkojnë dorë për dore kur prindërit gënjejnë fëmijët e tyre. Kjo ndodh për shumë arsye. Prindërit mund të dëshirojnë që fëmija i tyre t'u bindet atyre, ose ndoshta ata do të gënjejnë se do të shkojnë diku.
Marrëdhënia me fëmijën tuaj mund të ndikohet
Lidhja që kanë fëmijët me prindërit e tyre shpesh dobësohet për shkak të gënjeshtrave. Marrëdhënia e tyre nuk do të jetë aq e mirë pas një gënjeshtre të bardhë "të pafajshme". Të rinj, njerëzit kanë tendencën të besojnë gjëra që të rriturit thonë pa u menduar shumë.
Edhe sikur të ishte diçka aq qesharake sa "nëse shikon shumë televizor, do të bëhesh për syze", fëmijët prap do ta besonin. Nga ana tjetër, kur e kuptojnë se nuk është e vërtetë, ndihen të zhgënjyer dhe kanë probleme me besimin.
Fëmijët që janë gënjyer kanë më shumë gjasa të gënjejnë kur të rriten
Psikiatre Carole Lieberman, thotë se shumë nga ato që bëjnë prindërit, formojnë atë që njerëzit bëhen kur rriten.
Fëmijët që janë gënjyer ka më shumë të ngjarë të fshehin të vërtetën nga prindërit e tyre dhe ndoshta edhe nga bashkëmoshatarët kur plaken. Edhe nëse prindërit janë vetëm pak të pandershëm, kjo përsëri ndikon në të ardhmen e fëmijës.
“Në vend që të gënjejnë, prindërit duhet të përpiqen të arsyetojnë me fëmijët e tyre”, thotë ajo. Shpjegoni pse ata nuk mund të shkojnë të luajnë sot dhe në vend të kësaj, ata mund të luajnë nesër. Fëmijët e kuptojnë këtë. Ndershmëria dhe e vërteta “paguhen” dhe në të ardhmen, kur ata shqetësohen me diçka, ka të ngjarë që ata do të ndjehen të sigurt.
Ata do ta kenë të vështirë të përshtaten si të rritur
Gënjeshtra shpesh është mënyra më e lehtë për të dalë nga situata. Është thjesht shumë e vështirë për të shpjeguar të vërtetën ndonjëherë dhe një gënjeshtër e bardhë zgjidh punë. Megjithatë nuk është aq e thjeshtë.
“Fëmijët shpesh i ndiejnë ndikimet e këtyre gënjeshtrave kur të rriten dhe duhet të përballen me disa sfida psikologjike dhe sociale. Kur u duhet të ri-përshtaten, ata zakonisht ndiejnë turp dhe faj.” thotë Lieberman.
Karakteri i tyre gjithashtu mund të preket. Ata mund të bëhen njerëz manipulues dhe egoistë. Pranimi i ndjenjave të fëmijëve, ofrimi i zgjedhjeve dhe zgjidhja e problemeve tuaja së bashku, zakonisht nxjerr sjelljen e mirë të fëmijëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.