Treg

Gazi europian ‘kërcen’ me vonesa në tubacionin e ri rus

Tregu i gazit natyral në Europë mund të mbetet pezull nga shtyrjet e mundshme të rrjetit të ri nga Rusia.

Rregullatori gjerman tha se ka pezulluar procedurën e certifikimit për projektin Nord Stream 2 sepse operatori i gazsjellësit vendosi të krijojë një filial gjerman, i cili do të jetë pronari i seksionit të gazsjellësit në vend. Procesi i dhënies së lejeve është ndalur derisa asetet dhe njerëzit të transferohen në njësinë e re.

Çmimet standarde të gazit në Europë, u rritën me 12% pas njoftimit. Ndërsa nuk është e qartë se si lëvizja ndryshon kohën e lejeve, ajo shton zhvillimet në një treg të etur për energji. Shumë në Europë presin që Rusia të rrisë ndjeshëm furnizimet vetëm kur të miratohet rrjeti.

Furnizimet e Gazprom u përmirësuan pas një rënie në fillim të muajit, por përsëri janë në nivel të ulët. Kompania nuk ka shumë oreks për të rritur vëllimin e gazit në Europë për në tërritoret e tjera.

“Ngurrimi i Gazprom për të rritur kapacitetin e transmetimit afatshkurtër apo edhe për të ruajtur flukset e tij nëpër Ukrainë dhe Poloni ka çuar në diskutime mbi lidhjet e mundshme në funksionimin e gazsjellësit Nord Stream 2”, thotë Agjencia për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë.

Çmimet janë rritur më shumë se trefish këtë vit pasi inventarët europianë mbeten nën normale pas një dimri të zgjatur sezonin e kaluar. Përveç furnizimeve më të ulëta ruse, prodhimi vendas i vogël dhe kërkesa e lartë aziatike për gaz natyror të lëngshëm kanë kontribuar gjithashtu në krizën energjetike të rajonit.

Flukset e gazit nga Norvegjia, furnizuesi i dytë më i madh i Europës pas Rusisë, ranë me 10% të martën për shkak të një ndërprerjeje në fushën gjigante Troll. Kina sinjalizoi se po përgatitet për mungesa të karburantit në disa zona, që do të thotë se konkurrenca për LNG midis Europës dhe Azisë do të mbetet intensive.

Burimi: Bloomberg/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë