Ne rrjet

Gaz dhe investime atomike, Putin me “xhepat plot” në Serbi

Gaz, investime dhe bashkëpunim në fushën e energjisë atomike. Vizita e presidentit rus, Vladimir Putin duket se ka qenë një ogur i mirë për ekonominë e “përgjumur” të Serbisë, por edhe mund të bëhet shkak për tensione të reja në rajon.

Kreu i Kremlinit u prit me nderime të mëdha nga Beogradi zyrtar por edhe qytetarët e thjeshtë, pasi Putin gëzon një popullaritet të madh në mesin e serbëve. Megjtithatë, ndërkohë që presidenti vazhdon agjendën e planifikuar, mediat ruse kanë vënë theksin tek investimet strategjike në fushën e industrisë dhe energjisë atomike që Rusia i ka premtuat sot Serbisë.

“Russia Today” raporton se Moska planifikon të rrisë investimet në Serbi, me 500 milionë dollarë për dy vitet e ardhshme. Investimet aktuale ruse në vendin fqin janë gjithsej 2 miliardë dollarë. Lajmi u bë fillimisht i ditur nga kryetari i Fondit të Investimeve të Drejtpërdrejta Ruse (RDIF), Kirill Dmitriev, i cili mbërriti në Serbi të enjten si pjesë e delegacionit rus të udhëhequr nga Presidenti Putin.

Presidenti Vladimir Putin viziton Beogradin

Sipas ministrit të Energjisë Aleksandr Novak, Moska po shqyrton gjithashtu mundësinë e rritjes së furnizimeve me gaz në Serbi, pasi sipas tij, Beogradi dhe Prishtina diskutuan sot edhe mbi shtrirjen e tubacionit të gazit turk në vendin fqinj.

Rusia dhe Serbia po planifikojnë gjithashtu të nënshkruajnë një marrëveshje ndërqeveritare për bashkëpunimin në energjinë atomike, një lajm që mund të rrisë tensionet në rajon, për shkak së Serbia ka mbajtur deri më tani një qëndrim ushtarakisht neutral.

"Pala serbe është shumë serioze për rivendosjen e industrisë së saj bërthamore në vendin e saj", tha kreu i Korporatës Ruse “Rosatom”, Aleksey Likçev. Ai shtoi se “për herë të parë, marrëveshja me Beogradin përfshin çështje të bashkëpunimit në fushën e inovacionit ushtarak dhe digjitalizimit".

Vuçiç mirëpriti Putin në Aeroportin e Beogradit “ Nikola Tesla” dhe dy presidentët morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës në Varrezat e Clirimtarëve të Beogradit dhe në Monumentin e Ushtrisë së Kuqe të Ushtrisë në kryeqytetin serb.

Presidenti Vladimir Putin viziton Beogradin

"Unë dëshiroj t'ju falënderoj sinqerisht për energjinë, punën, kohën, respektin dhe dashurinë që këni investuar në progresin dhe zhvillimin e marrëdhënieve serbo-ruse dhe faleminderit edhe për përkrahjen e pavarësisë së Serbisë,” deklaroi Vuçiç nga aeroporti. “Unë mendoj se Rusia gjithmonë do të gjejë gjithnjë një aleat në Serbi," u shpreh presidenti.

Putin u përgjigj duke falënderuar qytetarët e Beogradit dhe Serbisë për pritjen e ngrohtë.

"Jam shumë e lumtur që kam mundësinë të vizitojë Serbinë miqësore dhe vëllazërore dhe të diskutojë për gjithçka që kemi arritur, dhe ato që duhet të arrijmë”, tha presidenti rus.

"Ju keni bërë shumë përgjatë këtyre viteve të fundit për zhvillimin e marrëdhënieve ruso-serbe dhe sot do kënaqësinë për t'ju nderoj me Urdhrit të Aleksandër Nevskit, për kontributin dhe për gjithçka që keni bërë për Rusinë ", i tha Putini presidentit serb përpara një takimi me dyer të mbyllura.

Presidenti Vladimir Putin viziton Beogradin

Të dy presidentët patën fillimisht një takimin ballë për ballë, të pasuar nga një seancë plenare midis delegacioneve të të dyja vendeve. Vuçiç dhe Putin do të jenë të pranishëm më pas në një ceremoni për të nënshkruar marrëveshje të shumta bilaterale midis dy vendeve.

Ndqërkohë, pak pas mbërritjes së Putinit në Beograd, Ivica Daçiç tha se presidenti rus Vladimir Putin, nuk po sjell "asnjë zgjidhje për Kosovën".

“Ai nuk është duke sjellë një zgjidhje, por na pyet ne se cila është zgjidhja jonë. Ne kemi shkëmbyer rregullisht informacione me rusët në pesë apo gjashtë vjetët e fundit që nga koha kur isha kryeministër ", tha ministri i jashtëm serb në Pallatin Presidencial në Beograd, duke sinjalizuar se Kosova do të ishte një pjesë e rëndësishme e bisedimeve që po mbahen në Beograd.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë