Lexo me "Si"

Gabriel García Márquez dhe rëndësia e të mos harruarit

Fjalët e Márquez-it na përgatisin të përballojmë të nesërmen dhe detyrën më të vështirë: të mos harrojmë

Nga Gazeta Si - Me rastin e përvjetorit të Gabriel García Márquez, i lindur më 6 mars 1927 dhe i ndarë nga jeta më 17 prill 2014 në Mexico City, ju sjellim një pasazh të famshëm prej tij, marrë nga “Dashuria në kohën e kolerës”.

Ai ishte ende shumë i ri për të ditur se kujtesa e zemrës eliminon kujtimet e këqija dhe zmadhon ato të mira dhe se falë kësaj artifice ne jemi në gjendje të tolerojmë të kaluarën.

Kujtesa si kundërhelm ndaj gabimeve

Me këto fjalë, shkrimtari kolumbian Márquez na fton të reflektojmë mbi kujtesën dhe aftësinë e saj për të hequr, aq sa për t’i dhënë formë të shkuarës. Një reflektim i cili, në dritën e asaj që po ndodh, na projekton në të nesërmen. Domethënë kur do të na duhet të pajtohemi me të shkuarën, e shënuar nga plagët që kanë shkaktuar plagët e sotme. Ne vazhdojmë të pyesim veten për të ardhmen tonë, por harrojmë të mendojmë se nesër do të duhet të merremi me atë që ka ndodhur.

Do të na duhet të përcjellim kujtimin e asaj që ka ndodhur kohët e fundit, mes pandemisë dhe luftës, të dhimbjes që ajo ka sjellë për fëmijët tanë dhe më pas për fëmijët e fëmijëve tanë. Tani na takon ne të luftojmë, por nesër na pret një detyrë edhe më e vështirë: të ruajmë kujtesën. Të bëhemi dëshmitarë të një momenti historik që po na ndryshon thellësisht, ndoshta edhe më shumë sesa e imagjinojmë.

Márquez dhe rëndësia e të mos harruarit

Këtu na paralajmëron Márquez: kujtesa tenton të heqë kujtimet e këqija dhe të zmadhojë ato të mira. Ky është një mekanizëm që na ndihmon të tolerojmë dhimbjen, por që rrezikon ta lërë në harresë historinë tonë.

Pse vazhdojmë të përsërisim të njëjtat gabime të së kaluarës? Përgjigja është shumë e thjeshtë: sepse ne harrojmë, heqim, eliminojmë atë që është e dhimbshme, që kemi përjetuar. Frika është se, pasi të përfundojë e gjithë kjo, ne do të kthehemi në atë që ishim më parë: të lodhur, të hutuar, të furishëm, sipërfaqësor. Prandaj, le të përgatitemi për nesër me të njëjtin zjarr shpirtëror që animonte personazhet Márquez dhe historitë e tyre të përjetshme.

Gabriel Garcia Marquez (Gabriel Garsia Markez i njohur edhe si Gabo), shkrimtari i njohur kolumbian lindi më 6 mars të vitit 1927 në Aracataca, një fshat i vogël pranë maleve të Karaibeve kolumbiane dhe vdiq më 17 prill 2014. Ai ishte djali i Gabriel Eligio García dhe Luisa Santiaga Márquez Iguarán.

Më 1982, u vlerësua me çmimin Nobel për Letërsinë. Më 2002 publikoi vëllimin e parë të Vivir para contarla (Të jetosh për të treguar), ndërsa dy vjet më pas veprën e tij të fundit, të paktën deri tani Memorias de mis putas tristes (përkthyer në shqip nga Mira Meksi me titull Kujtim kurvash të trishta).

Ndër veprat e tij më të mëdha përmenden “Dashuri në kohërat e kolerës”, “Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar” dhe “Njëqind vjet vetmi” e cila është përkthyer në shqip nga Robert Shvarc.

Veprat e Markezit në shqip i kanë përkthyer Ramiz Kelmendi, Veton Surroi, Aurel Plasari, Mira Meksi e Robert Shvarc.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë