Keshilla

Gabimet që të gjithë i bëjmë në shtëpi

Jemi të gjithë dakord kur themi se gratë kalojnë shumë më shumë kohë se burrat në punët e shtëpisë. Ato gatuajnë, kujdesen për familjen dhe bëjnë pastrimet. Dakort, është bukur të shohim një shtëpi të pastër dhe të rregullt por ka ca gabime që nuk i vëmë re por i bëjmë dhe nuk dëmtojnë vetëm objektet rreth nesh por edhe ne.

Këtu keni disa nga gabimet që bëjnë pjesa më e madhe e njerëzve.

Përdorimi i një fshesë në vend të një fshese me korrent

Imazh ilustrues

Sigurisht është shumë e lehtë të pastrosh shtëpinë me një fshesë sesa ta pastrosh me vakum. Por çështja është që një fshesë nuk mbledh pluhur dhe papastërti, por në vend të kësaj i ngre të gjitha në ajër dhe e përhap atë nëpër dhomë. Ju duhet të përdorni një fshesë vetëm në rastin kur duhet të mblidhni shpejt diçka. Në të gjitha rastet e tjera, është më mirë të përdorni një fshesë me korrent.

Derdhja e yndyrës dhe vajit në lavamanin e kuzhinës apo tubat e kullimit

Imazh ilustrues

Të gjithë e dimë që nuk duhet të hedhim sende të mëdha në tualet. Por pak prej nesh e dinë se gjëra të tjera më të vogla, si yndyrat, nuk duhet të shkojnë as në tubat e kullimit. Ndërsa mund të lahet lehtësisht me ujë të nxehtë dhe sapun nga lavamani dhe të kullohet në një tub, pasi yndyra të arrijë në pjesën e ftohtë të tubit, ajo do të vendoset në muret e saj, do të ngrijë dhe do të çojë në bllokim dhe një erë të pakëndshme. Për të mos krijuar një situatë kur do të duhet të përdorni detergjentë kimikë ose të telefononi një hidraulik, përpiquni të shmangni diçka të tillë. Ndërkohë yndyrën dhe vajin mund ti hidhni në një qese ose në kosh.

Larja e tualetit dhe lavamanëve pa doreza

Imazh ilustrues

Jemi mësuar të përdorim detergjente të fortë për të larë sipërfaqe të ndryshme siç janë tualetet dhe lavamanët por pak i përdorin maskat dhe dorezat gjatë procesit të punës.

Kur janë në kontakt me lëkurën, substancat aktive mund të shkaktojnë acarim dhe madje edhe djegie. Thithja e avujve është gjithashtu e rrezikshme ku vetë prodhuesit rekomandojnë përdorimin e këtyre produkteve vetëm në zona të ajrosura mirë.

Mbjellja e pemëve të mëdha pranë shtëpisë

Imazh ilustrues

Është bukur të shohësh pemë që janë afër dritares tuaj apo sapo të dalësh nga dera e shtëpisë por ekspertët nuk rekomandojnë mbjelljen e pemëve dhe bimëve të mëdha pranë shtëpisë pasi rrënjët e tyre mund të shkatërrojnë themelin. Në mënyrë që të shmangni problemet në të ardhmen, sigurohuni që mbjelljet pranë shtëpisë të përmbushin standardet: duhet të ketë të paktën 20 metra distancë nga muret e jashtme të ndërtesës në trungun e pemës. Problemet me themelin mund të çojnë në shkatërrimin e shtëpisë.

Larja e tapetit shumë shpesh

Imazh ilustrues

Një tapet i pastër është krenaria e çdo shtëpiake. Është e vështirë të imagjinohet se sa kohë dhe energji është shpenzuar për heqjen e njollave dhe pastrimin e tyre. Por çështja është që larja e tij shumë shpesh mund të dëmtojë tapetin, veçanërisht tapetat që nuk janë të një cilësie të mirë. Ato mund të humbasin ngjyrat, uji i tepërt mund të dëmtojë ngjitësin. Për të shmangur këto, mos e lagni shumë shpesh.

Mbajtja mbyllur e derës së lavatriçes

Imazh ilustrues

Shpesh, nuk ka shumë hapësirë ​​në banjën ku është instaluar lavatriçja, prandaj shumë njerëz e mbajnë derën mbyllur. Sidoqoftë, kur dera është e mbyllur, uji brenda saj nuk do të thahet. Më keq akoma, lagështia është vendi i përsosur për riprodhimin e baktereve dhe mykut. Kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë të mbani derën paksa të hapur kur makina larëse nuk po punon.

Bimët e tepërta në dhomën e gjumit

Imazh ilustrues

Dhoma e gjumit është vendi më komod në shtëpinë tuaj. Por kur kësaj dhome i mungon komoditeti, ne fillojmë të përdorim truke të ndryshme për ta arritur atë: ne blejmë më shumë lule, tavolina të vogla që ti vendosim dhe suvenire duke shpresuar se aroma e fortë dhe detajet e ndritshme do të ndryshojnë perceptimin tonë dhe se do të ndihemi më rehat në këtë dhomë . Në të vërtetë, bimët përmirësojnë mikroklimën në shtëpi dhe krijojnë rehati, por jo gjatë lulëzimit. Era e fortë e bimëve me lule dhe dioksidi i karbonit mund të provokojnë dhimbje koke ose thjesht t'ju bezdisin. Nëse nuk ju mërzit aroma e luleve, kjo është shumë mirë, por nëse aroma e tyre ndikon në gjumin tuaj, duhet t’i zhvendosni lulet në një vend tjetër.

Një bollëk suveniresh në shtëpi

Imazh ilustrues

Shumë njerëz e dinë që sa më shumë gjëra të ruani në shtëpi, aq më shumë pastrim do të duhet të bëni. Të gjitha ato suvenire janë "magnet" i përsosur për pluhurin që mund të shkaktojë reaksione alergjike.

Burimi: Bright Side. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë