Bota

G-20 i propozon FMN-së uljen e interesave të borxhit për vendet huamarrëse

Në një marrëdhënie diplomatike me Argjentinën, liderët botërorë në samitin e G20 po planifikojnë një monitorim mbi politikat e mbishpenzimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

 Një draft nga komunikimi i G20, përmend "Ministrat e Financave të vendeve pjesëmarrëse do të monitorojnë politikat e mbishpenzimeve të FMN-së në kontekstin e rishikimit paraprak të balancave."

Dy zyrrë të Argjentinës e konfirmuan këtë që me shumë gjasa publikohet sot, të dielën e 31 tetorit.

FMN i tarifon vendet me një nivel të 200 pikë përqindje në huatë e jashtme, 187.5% mbi kuotën kombëtare, duke  e rritur në 300 pikë përqindje.

Argjentina, debitori më i madh i FMN-së, ka propozuar që vendet të mos paguajnë më kosto shtesë përkrah vështirësive financiare nga pandemia.

 Në zgjedhjet e ardhshme të Argjentinës, më 14 nëntor, do të propozohet një program i ri menaxhimi, ku Ministri aktual i financave atje, Martin Guzman, i ka propozuar FMN-së strategjinë e uljes së kostive në borxhin 46 miliardë dollarë që ka vendi.

Gjithsesi është ende e paqartë nëse FMN-ja do të bie dakord me këtë propozim.

Burimi:Bloomberg/Përshtati:Gazeta "SI"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë