Bota

Marrëveshje, presione dhe bisedime. Çfarë është zbuluar deri tani nga samiti i G2O në Romë

Liderët e G-20, janë në ditën e fundit të samitit këtë të dielë për të folur mbi klimën, para takimit të COP26 në Glasgow këtë javë.

Në takimin e të shtunës,mbrëmjes së kaluar, Biden tha se tregu global i energjisë duhet të furnizohet që të përballojë kërkesat post-pandemike.

SHBA dhe BE arritën një trust mbi tregtimin  e çelikut dhe aluminit.

Këtë mëngjes, në Romë, SHBA po flet me liderët e tjerë se si t'i bëjën presion OPEC, që të rrisë prodhimin për të plotësuar kërkesën momentale nga tregu.

Liderët po spekulojnë se çfarë mund të ndodhë nëse OPEC me 23 vende pjesëmarrëse, nuk do të bëjë asgjë.

Progresi ka qenë i padallueshëm sepse është ende vështirë t'i bindësh të gjitha shtetet të heqin dorë nga qymyri apo në uljen e  temperaturave globale. Për këtë u fol tërë natën e së shtunës. Mëngjesi i të dielës do të keët në fokus klimën.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA, Joe Biden ka një takim me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, ku do të bisedohet blerja e avionëve lyftarakë amerikanë.

Kryeministri britanik, Boris Johnsin, do të takojë Presidentin francez, Emmanuel Macron, pas tensioneve post-Brexit mbi peshkarexhat franceze në ujërat britanikë.

Burimi:Bloomberg/Përshtati:Gazeta "SI"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë