Ne rrjet

Salvini në kopertinën e “Time”: Fytyra e re e Europës

Revista e prestigjioze amerikane “Time” ka shkaktuar bujë të jashtëzakonshme me kopertinën  kushtuar ministrit të Brendshëm Italian, Mateo Salvinit, të cilin e konsideron si “fytyrën e re të Europës”. Salvini është intervistuar nga gazetarja Vivienne Walt, e cila e ka cilësuar kreun e Lega Nord si njeriun më të frikshëm në Europë. “Ai është kapiteni që po sfidon burokratët europianë dhe që kërcënon të përmbysë një sistem politik që është tronditur nga vala populiste e tri viteve të fundit”, shkruan Walt.

Ky është kulmi i karrierës politike të Matteo Salvinit, i cili politikën e nisi kur ishte adoleshent. Hyri si një separatist i krahut të majtë, për t’u shndërruar më pas në zëdhënësin kryesor të nacionalistëve italinë. Salvini u bashkua me Lega Nord duke kërkuar pavarësinë e disa rajoneve nga qeveria italiane.

Mateo Salvini në kopertinën e “Time”

Ai e ktheu partinë e tij në një lëvizje kombëtare, por në thelb, ruajti politikat populiste të partisë, duke piketuar gjithnjë një armik që “kërcënonte” popullin. Përveç Europës, ai identifikoi një kërcënim të dytë: emigracionin. Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2018, Salvini i quajti emigrantët “një ushtri hajdutësh dhe kriminelësh”, deklarata që sollën kritika nga të gjithë krahët politikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë