Futboll

Futbollisti që u shndërrua nga bandit rrugësh në yllin e Premier League

Nëse do të përmendimin emrin e Richarlison, pa dyshim që fjalët e para që do të na vinin në kokë, do të ishin fjalët për një futbollist model dhe yll i së ardhmes. Braziliani është duke kaluar një periudhë shumë të mirë, duke u bërë lojtari më i mirë i skuadrës së tij Everton, me të cilën këtë sezon pretendon që të shkojë në Ligën e Kampionëve.

Por jeta dhe karriera e Richarlison nuk ka qenë shumë e thjeshtë. Ai ka qenë shumë i varfër në fëmijëri, si pjesa më e madhe e futbollistëve brazilian dhe madje ka pasur premisa për të bërë një bandit i zakonshëm i rrugëve të Rio De Janeiro. Vetë 21-vjeçari ka treguar se pjesa më e madhe e shokëve të tij të fëmijërisë dhe të adoleshencës tashmë janë pas hekurave, por ai për fat të mirë mori një tjetër drejtim në jetë.

https://www.youtube.com/watch?v=D2JDkS-7iBk

“E kam treguar edhe më parë se shumë nga shokët e mi ndodhen në burg, ndërsa të tjerë tashmë nuk jetojnë më. Më duhet ta them se pranë asaj rrugë isha edhe unë. Më kujtohet që bëja xhiro nëpër rrugë dhe shumë herë dëgjoja të më thërrisnin bandit, vetëm se unë qëndroja shumë jashtë. Falë Zotit, unë nuk u shndërrova në të tillë, por sot jam futbollist në Premier League, kampionatin më të fortë të botë  dhe kam mundësi ta ndihmoj familjen time”, tregoi Richarlison historinë e dhimbshme të së shkuarës së tij.

Richarlison për disa sezone luajti në Premier League te modestët e Watford, por gjatë kësaj vere ai bëri një kalim të bujshëm te Everton. Klubi nga Liverpooli është duke bërë investime të rëndësishme dhe pretendon që të jetë në pjesën e sipërme të tabelës së renditjes. Richarlison për herë të parë në këtë ndërprerje kampionati u grumbullua nga skuadra e tij kombëtare, Brazili. Nga shumë tifozë ai shihet si lojtari që do të marrë në duart e tij mesfushën e kombëtares braziliane brenda shumë pak viteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë