Futboll

Futbolli bën bashkë “armiqtë” e tregtisë

Në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtisë, Meksika, SHBA dhe Kanada janë përfshirë në disa masa dhe antimasa ndaj produkteve të njëra-tjetrës pas ardhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump. Por, marrëdhëniet mes federatave respektive të futbollit mbeten ende të ngushta dhe për herë të parë në histori finalet e një Kupe Bote do të organizohen nga tre vende njëkohësisht.

Kongresi i FIFA-s, i mbledhur në Moskë këtë të martë vendosi që kompeticioni më të rëndësishëm futbollistik për vitin 2026 të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Tre vendet do të duhet të ndajnë ndeshjet që do të zhvillohen mes tyre. Për Meksikën dhe SHBA kjo është hera e dytë që organizojnë finalet e një Kupe Bote. Meksikanët e kanë provuar këtë ndjesi në vitin 1982, ndërsa amerikanët në vitin 1994. Për Kanadanë kjo është përvoja e parë e këtij niveli.

Vendimi i Kongresit të FIFA-s ishte një surprizë edhe për vetë vendet Meksikën, SHBA e Kanadanë, pasi që prej botërorit të 2002, që u organizua në Korenë e Jugut dhe Japoni, zyrtarët më të lartë të organizmit botëror të futbollit kishin deklaruar se nuk mund t’i jepej organizimi i finaleve në disa vende të ndryshme.

Shtetet e Bashkuara pretendojnë se organizimi i Botërorit prej saj, Kanadasë dhe Meksikës se do t’i sigurojë FIFA-s një përfitim prej 11 miliardë dollarësh.

“Do të jetë Kupa e Botës me e suksesshme e organizuar ndonjëherë”, premton Presidenti i Federatës së SHBA të futbollit, Calros Cordeira.

Kandidaturën e mbështeti edhe Donald Trump.

“Do të jetë një turp për aleatët tanë nëse do të lobojnë kundër kandidaturës sonë për të zhvilluar Kupën e Botës në 2026”, deklaroi ai.

Nga ana e tij, Cordeiro kërkoi më herët që anëtarët e FIFA-s të lënë mënjanë politikën kur vjen puna për të vendosur për organizimin e Kupës së Botës.

“Çështja e organizimit të botërorit, hera-herës është shndërruar në një vendim gjeopolitik. Ajo që ne po kërkojmë këtë herë është që të gjykohemi dhe të vendoset jo në bazë të politikave të momentin, por në bazë të meritave të kandidaturës”, deklaroi Cordeiro.

Pas Rusisë, Botërori i 2022 do të organizohet në Katar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë