Ka ndodhur

Fushë-Krujë/ Ekzekutimi me 30 plumba nga afër në oborrin e shtëpisë i ish-policit Gentjan Bejtja, shoqërohet Valter Bami. Dinamika dhe saga e atentateve

Në hetimet intensive që po kryen policia pas ekzekutimit të ish-policit Gentian Bejtaj pasditen e 15 marsit 2024 në oborrin e banesës së tij, në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, është përfshirë edhe shoqërimi i Valter Bamit.

Ky i fundit ishte arrestuar si autor i dyshuar edhe për atentatin ndaj Bejtjas në 4 korrik 2023, por më pas u la në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' pasi nuk u gjetën prova se kishte lidhje me këtë krim.

Ish-polici Bejtaj u kishte shpëtuar tre herë atentateve, ndërsa jetonte larg shtëpisë së tij. Burime nga fshati Larushk kanë pohuar për mediat se ai dje kishte shkuar të takonte të ëmën. Për të qenë i sigurtë, Bejtaj e dhe fëmijët edhe bashkëshorten e ka dërguar jashtë vendit.

Sipas burimeve jo zyrtare nga grupi hetimor, ai është qëlluar me 30 plumba nga një distancë e afërt. Pjesa më e madhe e plumbave e ka kapur në fytyrë dhe në trup, ndërsa dyshohet se në atentat kanë qenë disa persona 4 persona kanë marrë pjesë në atentat.

Gentian Bejtja

Rikshimi në banesë

Dyshohet se ai kishte vetëm një javë që ishte kthyer në fshatin Larushk, duke qëndruar herë tek shtëpia e tij dhe herë tek banesa e babait.

Duket se prania Bejtjas në fshat kishte rënë në sy të kundërshtarëve të tij, të cilët janë mobilizuar shumë shpejt dhe kanë realizuar vrasjen.

Të paktën tre persona të maskuar dhe armatosur kanë hyrë përmes portës kryesore dhe fillimisht kanë qëlluar pa asnjë paralajmërim mbi Gentjan Bejtjan, i cili ndodhej në oborr.

Plot 30 plumba kanë përshkruar trupin e 43-vjçarit, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Bejtja nuk ka mundur të bëjë asnjë lëvizje, ndërkohë në momentin e vrasjes ai ka qënë i paarmatosur. Edhe në banesën e tij policia nuk gjeti armë zjarri.

Banesa e Gentian Bejtjes në fshatin Larushk, Fushë Krujë

Dyshohet se autorët janë larguar me një mjet tip fuoristradë të bardhë, të cilën më pas e kanë djegur në fshatin Hasanaj. Në mjetin e shkrumbuar janë gjetur edhe 4 kallashnikovët e përdorur për të eliminuar Bejtjan.

Sipas burimeve Gentjan Betja ishte kthyer në fshat pas atentatit të ndodhur në muajin korrik 2023, ku mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e tij.

Bejtja edhe disa vite më parë u larguar me familjen duke u vendosur në Suedi, ku kërkoi azil politik, pasi në Shqipëri i rrezikohej jeta, por kërkesa e azilit iu refuzua dhe Bejtja u deportua në Shqipëri.

Makina e djegur e atentatorëve të Gentian Bejtjes në atentatin e fundit

Saga e atentateve

Vrasja e tij dyshohet se është bërë për hakmarrje, pasi në 8 vitet e fundit, ky është atentati i 4-të që kryhet ndaj Gentan Bejtjas.

Ky i fundit, pas ‘sagës’ së atentateve, kryente lëvizje të kufizuara për t’u mbrojtur nga armiqtë.

Gjatë viteve 2006 dhe 2022, atij i janë bërë atentate me eksploziv në makinë, ndërsa në korrik të vitit të kaluar, në rrugën pranë banesës së tij, iu bë sërish atentat me armë makinës së tij, ku viktimë mbeti kunati i tij, Ramazan Sino.

Në makinë ndodheshin edhe dy fëmijët e mitur të viktimës, të cilët mbetën të lënduar. Këtij atentati ai i shpëtoi pasi vetëm disa minuta para se autorët të qëllonin makinën e tij, kishte zbritur nga makina.

Valter Bami, i arrestuar dhe i liruar si person i dyshuar për atentatin e një viti më parë ndaj Bejtjes

Dikur ish-polic burgjesh, Bejtja ishte një personazh me shumë dritëhije, me konflikte të hapura me personazhe të njohur të botës së krimit, që dikur i ka pasur miq, si vëllezërit Valter e Durim Bami si dhe Mariglen Haka.

Po ashtu ai ka qenë personi i fundit që ka takuar Enver Stafukën, i cili u zhduk në vitin 2015 pa asnjë gjurmë.

Bejtja është marrë po ashtu në pyetje lidhur me vrasjen e biznesmenit Iliaz Çali, i cili u ekzekutua në vitin 2022.

Një tjetër ngjarje ku dyshohet se Bejtja mund të ketë qenë bashkëpunëtor, është vrasja e 3-fishtë në Fushë-Krujë në vitin 2022, por për asnjë prej tyre, autoritetet nuk kanë siguruara prova të mjaftueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë