Keshilla

Fundi i pushimeve, si të përballeni me kthimin në shtëpi

Është normale që pas pushimeve të të shoqërojë një ndjesi trishtimi, por gjëja e rëndësishme është të mos humbasim buzëqeshjen dhe të rifillojmë jetën e përditshme me energji dhe humor të mirë. Për shumë njerëz, kthimi pas pushimeve në punë mund të jetë i vështirë: ekziston një “sindromë e rikthimit” e vërtetë, ku melankolia për përfundimin e pushimeve dhe momenteve të relaksit shoqërohet nga një sërë çrregullimesh të tilla si dhimbje koke, pagjumësi, vështirësi në përqendrim.

Duhet të theksojmë faktin që nuk bëhet fjalë për një sëmundje, por është reagimi normal i organizmit tonë që duhet të përshtatet me një seri zakonesh, përfshirë ndryshimin e klimës, ushqimit dhe mbi të gjitha ritmet dhe ekuilibrin. Ja disa këshilla se si të filloni sërish aktivitetin e përditshëm.

I thoni ‘jo’ një fillimi të vrullshëm – Një nga gjërat më të dëmshme ndonjëherë është të kalosh nga zero në një vrull aktivitetesh. Trupi ynë nuk është një makinë në Formula 1. Bëhet fjalë për një sërë punësh që janë grumbulluar gjatë periudhës së mungesës.
Ne njerëzit, veçanërisht nëse vijmë nga një pushim i gjatë, duhet të rifillojmë punën gradualisht. Nëse është e mundur, le të shmangim grumbullimin e agjendës sonë të punës menjëherë dhe të mësojmë të injorojmë për disa ditë pak çrregullimin që është krijuar në mënyrë të pashmangshme në shtëpi.

Çështje ritmi – Një ndihmë kundër stresit mund të vijë nga mbajtja e të paktën disa prej zakoneve që kemi pasur gjatë pushimeve për aq kohë sa të jetë e mundur. Për shembull, nëse jemi marrë me sport, le të vazhdojmë të bëjmë një xhiro me biçikletë ose të paktën një shëtitje para darkës do të ishte shumë mirë. Megjithëse, për fat të keq, edhe pse kemi filluar të zgjohemi më herët, duhet të sigurohemi që të flemë një numër të mjaftueshëm orësh. Po ashtu nëse leximi është pasioni ynë, në një moment të ditës mund të lexojmë disa faqe nga libri ynë i preferuar.

Gëzimi i tryezës – Para se të fillojmë të mendojmë për linjat, le të mbajmë pak gjallë frymën e pushimeve duke vazhduar të vendosim në tryezë ushqimet që na shoqëruan gjatë periudhës së pushimeve. Nëse ne kemi blerë ndonjë produkt gastronomik është koha e duhur që t’i vendosim ato në tryezë për t’i ndarë në një mbrëmje të gëzueshme. Nëse kemi qenë në vende të largëta, një darkë në një restorant etnik mund të na bëjë të përjetojmë kujtime të këndshme për vendin e vizituar.

Nxirja urbane – Dielli mbetet aleati më i mirë i humorit dhe ndjenjës së qetësisë: ai gjithashtu “vlen” edhe në qytet, megjithëse më pak i qartë dhe i ndritshëm sesa kur ishim me pushime. Qëndrimi sa më shumë që të jetë e mundur në ajër të hapur, kur temperaturat janë të favorshme, është një mënyrë e shkëlqyeshme për të përçuar pozitivitet dhe bën që ngjyra e bronztë e pushimeve të zgjasë sa më gjatë.

Një fillim i ri – Fundi i pushimeve shënon fillimin e një viti të ri. Në vend që të trishtohemi për pushimet e mbaruara, le të fillojmë të bëjmë plane për javët në vazhdim: nëse kemi eksperimentuar një hobi të ri ose një sport që na ka pëlqyer, le të bashkohemi me ndonjë klub ose shkollë që na lejon të kultivojmë këtë pasion.

Dhe nëse të gjitha këto nuk mjaftojnë… – Ne kemi një kartë të fundit për të luajtur: në vend që ta lëshojmë veten në trishtim, le të planifikojmë menjëherë një pushim tjetër, qoftë edhe për disa ditë. Do të jetë një kurë e vërtetë.

 

Më Shumë