Ne rrjet

Fundi i negociatave? LDK rrit tonet: VV po kërkon të na poshtërojë

Lidhja Demokratike e Kosovës duket se nuk do të rikthehet në tryezën e bisedimeve për formimin e qeverisë, nëse Albin Kurti nuk pranon të gjitha kushtet e saj. Ndërkohë që janë në një garë kundër kohës për lidhjen e koalicionit, LDK-ja ka ashpërsuar tonet kundër Vetëvendosjes.

Sinjali ka ardhur nga nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i cili i ka cilësuar propozimin e fundit të Vetëvendosjesn për ndarjen e re të ministrive si një përpjekje për ta shkëputur LDK-në nga “trashëgimia rugoviane”.

Sipas Veliut, një nga figurat më të rëndësishme të LDK-së, veprimet e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë përpjekje serioze për arritjen e marrëveshjes qeveritare, por për të poshtëtruar LDK-në.

Agim Veliu, Gazeta Si, 2020

“E tëra jo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënçmuar LDK-në, dhe për të na nëpërkëmbur dinjitetin”, tha Veliu në një postim në Facebook.

Edhe pse të gjithë prisinin që LDK-ja të zbuste qëndrim pas propozimit të ofruar nga Kurti të martën, Veliu ka paralajmëruar se arritja e koalicionit do të jetë tejet e vështirë.

Kurti i ofroi dje LDK-së që  numri i ministrive në qeveri do të shtohet nga 12 në 14, duke  i dhënë Isa Mustafës gjashtë prej tyre. 

“Kërkesat e VV-së shkojnë edhe më larg, në synimin e tyre që LDK-ja të shkëputet nga e kaluara e saj europiane dhe euroatlantike”, tha Veliu.

Si një nga negociatorët më të ashpër të LDK-së, Veliu është përfolur për qëndrimin e fortë përballë Lëvizjen Vetëvendosje gjatë negociatave dy-palëshe.

Vjosa Osmanii dhe Agim Veliu. Gazeta Si, 2020

Por  oferta e fundit e vënë në tavolinë nga Albin Kurti dhe qëndrimi i ashpër i Veliut është bërë shkak i përplasjes së tij me Vjosa Osmanit, kandidaten e LDK-së për kryeministre.  Nëse Veliu po lobon kundër një koalicioni me Albin Kurtin, Osmani ka dalë hapur pro formimit të qeverisë me Vetëvendosjen.

Osmani, ka mbrojtur Lëvizjën Vetëvendosje, duke dalë kundër Veliut, duke thënë se LDK-ja dhe VV-ja e kishin arritur koalicionin mes tyre vite më parë.

Osmani shkruan se natën e dhjetorit të 2017-ës kur koalicioni në pushtet dëshironte të shfuqizojnë Gjykatën Speciale, edhe pse miqtë ndërkombëtarë ishin të biundur se ishte thikë pas shpine, vetëm VV i doli në krah LDK-së në ruajtjen e shtetësisë së Kosovë. Atë natë, sipas saj, u lidh koalicioni i shpresës.

“Për çfarë na duhet partia kur nuk do të kemi shtetin”, thotë Osmani në një sulm të ashpër ndaj të gjithë figurave brenda LDK-së që po përpiqen të fitojnë sa më shumë pushtet në negociatat me VV-në.

Ajo dhe Veliu njihen për raportet e acaruara dhe përplasjet, të cilat duken të kenë arritur kulmin këto kohë.

Nga mediat në Kosovë mësohet se ka një javë që Lëvizja Vetëvendosje i ka propozuar ofertën e re LDK-së, duke i kërkuar të vendosë nëse do të formojnë një koalicion apo jo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë