Treg

Fundi final, të gjitha kriptomonedhat do të zhduken përveç BTC dhe ETH

Rënia e Bitcoin dhe kriptove me humbje 1 triliard dollarë për një javë, ka frikësuar investitorët.

Çmimi i Bitcoin ka rënë me 50% që kur kapi shifrën më të lartë të tij, 70.000 dollarë. Kriptomonedhat e tjera si Ethereum, BNB, XRP, Solana, Cardano dhe Avalanche kanë humbur po ashtu një pjesë të tyre.

Tani, Scott Minerd, shefi i investimeve në Guggenheim, ka zbuluar se sa shumë Bitcoin mund të bjerë përpara se të arrijë në "fundin final” ndërsa paralajmëroi se "shumica e kriptove janë plehra".

“Kur bie shpejt nën 30.000 dollarë, 8.000 dollarëshi është fundi final”, -tha ai duke theksuar se këto janë shenjat e para paralajmëruese.

Minerd tha se shumica e kriptove janë të padobishme dhe të gjitha do të zhduken, përveç Bitcoin dhe Ethereum.

“Ne nuk e kemi parë ende lojtarin dominues në kripto. Nuk kemi pasur prototipin e duhur”.

Rënia e kriptove nisi që në fund të vitit të shkuar, bashkë me stockmarkets, pas përfundimit të periudhës së pandemisë. Shtrëngimi i politikave monetare nga Banka Federale e SHBA po e vështirëson dhe m tepër performancëne tyre. /Forbes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë