Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) për energjinë elektrike ka depozituar kërkesën pranë Entit Rregullator të Energjisë (ERE) që çmimi i energjisë së tensionit të mesëm dhe të ulët të mbetet i pandryshuar.
Në këtë kërkesë përfshihen konsumatorët e thjeshtë dhe objektet e kultit apo fetaret.
FSHU-ja parashikon një rënie të çmimit të blerjes së energjisë nga 3.4 lekë/kwh në vitin 2020 në 2.9 lekë/kwh në vitin 2021.
Furnizuesi Universal ka kërkuar vetëm 56.192 miliardë lekë për këtë vit, me ndryshim prej 2.7 miliardë lekë nga viti i shkuar.
Ulja e kostos vjen si pjesë e planit të furnizimit më të mirë me energji nga KESH.
FSHU-ja u krijua si kompani pas ndarjes nga OSHEE-ja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.