Futboll

FSHF me dorë të hekurt, gjoba për Trashin dhe klubet e vogla

Edhe në një javë të qetë futbollistike si ajo që lamë pas, sërish FSHF ka vepruar me dorë të hekurt. Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka lëshuar disa dënime në formën e gjobave për ekipe të kategorive të ulëta.

Kështu, për problemet që janë shfaqur gjatë ndeshjeve, disiplina e FSHF ka dënuar dhe paralajmëruar klubet e Veleçikut, Shëkollit, Burrelit, Besëlidhjes dhe Erzenit. Këto janë ndër klubet që janë dënuar dhe paralajmëruar më fortë për incidentet e ndodhura, pasi në rast të përsëritjes së këtyre akteve dënimi do të jetë shumë më i ashpër.

Sakaq dënimit disiplinor nga komisioni në FSHF nuk i ka shpëtuar as mbrojtësi i Partizanit, Lorenc Trashi. Anësori i “demave” për sjellje josportive ndaj publikut në përfundimin të ndeshjes Flamurtari – Partizani është dënuar me gjobë me vlerë pesëdhjetëmijë lekë. Më herët për Trashin u aludua se mund të kishte një dënim me pezullim në ndeshje, por duket se futbollisti gramshiot ia ka hedhur paq këtë herë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë