Ne rrjet

Frikë për grusht shteti në Serbi

Protestat anti-qeveritare në Serbi kanë marrë tone të dhunshme, duke përhapur frikën ditën e djeshme për grusht shteti ndaj presidentit Aleksandër Vuçiç

Qytetarët që kanë protestuar prej javësh kundër qeverisë sulmuan ndërtesë e radios kombëtare serbe RTS të shtunën në mbrëmje duke ngritur frikë për një tentativë për grusht, të ngjashëm me atë në Turqi kundër presidentit Erdogan.

Disa nga protestuesit u plagosën gjatë hyrjes në studiot e radios shtetërore, nga ku i bënë thirrje presidentit serb të jepte dorëheqjen.

Udhëheqësit e opozitës ndoqën qytetarët, duke hyrë me forcë në ndërtesë. Mes tyre ishte edhe udhëheqësi i grupit të Aleancës për Serbinë, Dragan Djilas dhe kreu i lëvizjes së djathtë Bosko Obradoviç, i cili u arrestua nga policia.

https://twitter.com/BalkanInsight/status/1106996214468435969?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1106996214468435969&ref_url=https%3A%2F%2Fbalkaninsight.com%2F2019%2F03%2F16%2Fserbian-protesters-storm-national-broadcaster-building%2F

Djilas dhe Obradoviç kërkuan që organizatorët e protestës të lejohen të flisnin “on air” por demonstruesit, të cilët kritikojnë RTS-në për qëndrimin e saj pro-qeverisë, filluan të vandalizonin studiot.

"Ne nuk kërkojmë shumë, një transmetim të menjëhershëm me pjesëmarrjen e përfaqësuesit të organizatorëve të protestave, jo të politikanëve", tha Obradoviç brenda ndërtesës së RTS, duke i bërë thirrje qytetarëve të shmangin dhunën.
Rreth 50 policë u vendosën në vendin e ngjarjes për të nxjerrë demonstruesit jashtë zyrave të radios kombëtare.

Shefi i policisë së Beogradit, Millan Staniq, u kërkoi udhëheqësve të opozitës serbe që të largohen nga ndërtesa e RTS-it dhe tha se ka marrë urdhër nga ministri i Brendshëm. Stefanoviq iu drejtua publikut, duke thënë se tubimet janë të lejuara, “por jo duke dëmtuar pronën apo duke shkaktuar frikë dhe terror”.

“Shtetit do t’i duhet të përgjigjet secili që ka ushtruar dhunë në RTS. U bëj thirrje të gjithë protestuesve që kanë hyrë të shpërndahen në mënyrë të qetë. Ministria e Punëve të Brendshme dhe policia do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur gazetarët e RTS-së. I bëj thirrje Aleancës për Serbinë që të ndalojë dhunën dhe të gjithëve atyre që kanë hyrë, të largohen nga ndërtesa e RTS-it”, tha Stefanoviq.

Por, pasi dolën jashtë ndërtesës, shumë nga protestuesit u ulën përpara RTS-së duke kënduar himnin kombëtar serb.

Në dy konferenca të veçanta për shtyp gjatë mbrëmjes së djeshme, ministrja e Brendshme e serbe, Nebojsha Stefanoviç tha se të gjithë ata që hynë në ndërtesë në mënyrë të paligjshme do të ndiqen penalisht dhe se policia veproi sipas ligjit duke mos iu përgjigjur dhunës.

Para se të hynin në goditën e RTS-së, protestuesit u mblodhën në orën 18:00 përpara Universitetit të Beogradit, nga kanë filluar protestat kundër Vuçiqit çdo të shtunë gjatë tre muajve të fundit.
Sapo mbërritën para RTS-së, disa protestues qëllua ndërtesës me vezë.

Kohët e fundit, opozita bëri thirrje për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme dhe njoftoi një protestë masive më 13 prill, nëse kjo kërkesë nuk plotësohet nga qeveria e udhëhequr nga Partia Progresiste.

Protestat antiqeveritare “Një në pesë milionë” mbahen në Beograd çdo të shtunë qysh më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Në ndërkohë, ato janë shtrirë edhe në qytete të tjera të Serbisë.
Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e Vuçiçit, më shumë liri në media dhe transparencë gjatë zgjedhjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë