Politike

FRD doli në një koalicion me PD, Bamir Topi jep dorëheqjen

Bamir Topi nuk ka gjasa të ngjisë shkallët e PD. Të paktën deri tani.

Pas arritjes së marrëveshjes me PD për të dalë në një koalicion zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Bamir Topi ka publikuar letrën e dorëheqjes nga drejtimi i partisë.

“Në shprehje të vullnetit tim, deklaroj dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme dhe të parevokueshme, nga detyra e Kryetarit të Partisë “Fryma e re Demokratike”, thuhet në letër.

Letra i është drejtuar kryesisë së partisë dhe hyn në fuqi menjëherë.

Të mërkurën në mbrëmje në emër të FRD negocioi nënkryetari i kësaj partie, Sali Shehu me drejtuesit e PD-së për arritjen e një marrëveshje mes palëve që më shumë sesa e vlefshme në përllogaritje votash, kishte një simbolikë të rëndësishme për Bashën.

Sepse në PD po rikthehej Bamir Topi ish-nënkryetari i PD-së me bastionin e tij në Tiranë.

Pas firmosjes së marrëveshjes me Sali Shehun në momentet  e fundit të afatit limit për regjistrimin e koalicioneve, pak pas mesnate, Lulzim Basha nuk e fshehu ngazëllimin se një koalicion i tillë do ta çonte PD në fitore.

Me dorëheqjen e Bamir Topit mund të kuptohet shumëçka se vete ai nuk ka qenë dakord për firmosjen e një pakti që deri me tash nuk dihet nëse ka konkluduar me një vend të sigurt në Kuvend apo thjesht një pozicion i ndërmjetëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë