Analize

Frans Timmermans, një holandez në krye të Komisionit Europian

Udhëheqësit e BE raportohet se kanë rënë dakord se kandidati konservator gjerman Manfred Weber nuk do të bëhet president i Komisionit të ardhshëm Europian, njoftoi të premten gazeta gjermane “Die Welt”, duke saktësuar se socialisti Frans Timmermans është tanimë kandidati kryesor për ekzekutivin e BE-së.

Ai është një politikan i njohur holandez, një nga vendet me skeptike për sa i përket anëtarësimit të vendit tonë në unionin europian. “Marrëveshja duket se u arrit gjatë bisedimeve në periferi të samitit të G20 në Osaka, Japoni”, shkrua “Die Welt”.

Ndërkohë, sipas Bloomberg, kancelarja gjermane Angela Merkel kishte miratuar Weber dhe Timmermans si të vetmit kandidatë të mbetur në garën për të udhëhequr ekzekutivin e BE. Merkel bëri të qartë se PPE-ja dhe holandezi janë kandidatët zyrtarë dhe të vetMIT për drejtimin e Komisionit. Kjo e lë Margrethe Vestager, një zyrtare të njohur të Bashkimit Evropian, jashtë garës.

Frans Timmermans dhe Manfred Weber

Emri i ri që do të udhëheqë Komisionit Europian, do të kenë në dorë edhe agjendën e zgjerimit dhe integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor. 2025-ta është përcaktuar nga shumë ekspertë si viti kur Serbia dhe Mali i Zi do të anëtarësohen në BE, për t’u pasuar më pas nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Por më shumë se sa nga reformat e ndërmarra nga vendet e rajonit, procesi i integrimit duket se do të varet nga vullneti i kreut të ri të Komisionit dhe atmosfera e përgjithshme brenda BE-së. Vetë Timmermans eurodeputeti ka qenë tejet skeptik për sa i përket zgjerimit të BE-së brenda një periudhe të shkurtër kohe.

Sikur të mos mjaftonte kjo, vendi i tij, Holanda është kthyer në kundërsharen kryesore të anëtarësimt të vendit tonë, duke kërkuar madje edhe rikthimin e regjimit të vizave oër shkak të mafies shqiptare në Holandë. kërkesa e Amsterdamit pritet te ketë implikime të gjera në perspektivën euroatlantike të vendit tonë, pasi erdhi vetëm dy javë përpara vendimit për shtyrjen e negociatave dhe mund të shndërrohet në një argument për vendet europiane që nuk duan zgjerimin e BE-së.

Weber, nga ana tjetër, udhëheq Partinë Popullore Evropiane (PPE), bllokun konservator që fitoi shumicën e vendeve në zgjedhje dhe që përfshin Kristian-demokratët e Merkelit (CDU).

Një diplomat i lartë europian tha se Timmermans, aktualisht nënkryetari i Komisionit Europian ishte tanimë kandidati kryesore për të pasuar Juncker.

28 krerët kombëtarë të BE u takuan të dielën për të vendosur mbi pesë pozicionet më të larta - krerët e Komisionit, Këshillin, Parlamentin, Bankën Qendrore Evropiane dhe Përfaqësuesin e Lartë për Punë të Jashtme.

Frans Timmermans

Por pavarësisht takimit të gjatë, ata nuk kanë arritur ende një marrëveshje se kush do të vihet në krye të posteve më të larta të Bashkimit Europian dhe debatet kryesore duket se erdhën mbi pasuesin e shefit të Komisionit Europian.

Bisedimet rifilluan sërish gjatë mëngjesit të hënën në mëngjes, pasi vendet anëtare nuk arritën një pakt për në samitin e jashtëzakonshëm të mbajtur të dielën.

Kryetari i Samitit Donald Tusk dhe disa liderë kishin propozuar me ngulm politikanin holandez Frans Timmermans si president të Komisionit. Por emërimi i tij përballet me kundërshtime të ashpra nga shtetet e Evropës Lindore dhe udhëheqësit e djathtë nga grupi më i madh politik i BE-së, Partia Popullore Europiane.

Edhe “BBC” raporton se Merkel dhe Macron kanë arritur një marrëveshje kompromisi për të mbështetur zotin Timmermans si presidentin e ri të Komisionit. Por politikanët në Poloni, Hungari dhe Rumani janë kundër kandidaturës së tij.

Gjatë bisedimeve për zgjedhjen e diplomatëve që do të marrin postet më të larta të BE-së, liderët europianë duhet të arrijnë një ekuilibër të pranueshëm mes shtetet e mëdha dhe atyre të vogla, gjininë dhe gjeografinë e kontinentit.

Sipas procedurës së "Spitzenkandidat" të miratuar nga BE në 2014, liderët europianë duhet të marrin parasysh se presidenti i ri i Komisionit Europian duhet të vijë nga partia që fitoi shumicën e vendeve në Parlamentin Europian. Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë (PPE) mori më shumë vota në zgjedhjet e majit, por nuk ka shumicën.

Angela Merkel dhe Emmanuel Macron

Por presidenti francez Emmanuel Macron është i pari që kundërshton kandidatin e PPE-së, i cili gëzon deri më tani mbështetjen e kancelares gjermane Angela Merkel.

Zgjedhjet e majit shënuan gjithashtu një fitore të madhe liberalët, zotin Macron dhe të Gjelbrit, duke bërë për herë të parë që PPE-ja mos të tdominojnë më bisedimet e nivelit të lartë në BE.

Takimi i rrallë i së dielës u thirr për shkak se udhëheqësit e BE dështuan të arrinin një marrëveshje në 20 qershor duke mos rënë dakort as për zyrtarët që do të pasojnë Donald Tusk si Presidentin e Këshillit Europian, Federica Mogherini si përfaqësuese e lartë të politikës së jashtme dhe Mario Draghi, si Presidenti i Parlamentit Europian.

"Shumica dërrmuese e kryeministrave të PPE-së nuk duhet të heqim dorë nga presidenca pa luftuar," tha të dielën irlandez kryeministri Leo Varadkar.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbështetur kandidaturën e Manfred Weber, por Presidenti Macron dhe kritikët e tjerë argumentojnë se atij mungon përvoja e nevojshme, pasi nuk ka mbajtur asnjëherë një post qeveritar. Tani për tani, duket se Timmermans e ka ta hapur rrugën drejt udhëheqjes së Bashkimit Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë