Ne rrjet

Franca nuk i bindet SHBA-ve për rrjetin 5G, vazhdon me Huawei

Franca nuk do të ndjekë Shtetet e Bashkuara në përjashtimin e kompanisë kineze Huawei nga ofrimi i nfrastrukturës për rrjetin e saj të gjeneratës tjetër 5G, por do të ketë fuqinë të bëjë vetting për të gjithë prodhuesit e pajisjeve për çdo kërcënim të mundshëm të sigurisë, u shpreh një ministër.

Rregullatori francez i telekomunikacionit Arcep nisi të enjten shitjen e shumëpritur të spektrit 5G, duke i dhënë fund muajve të debatit intensiv midis operatorëve të telekomit të vendit dhe autoriteteve se si të vendosin më mirë teknologjinë e re ultra të shpejtë të internetit celular.

“Ne nuk synojmë një prodhues të pajisjeve”, tha Ministri i Ekonomisë Agnes Pannier-Runacher për televizionin BFM Business. “Nuk ka përjashtim.”

“Ka tre prodhues të pajisjeve aktive në Francë. Huaëei ka një pjesë të tregut 25%, ka edhe Nokia dhe Ericsson. Samsung nuk është akoma aktiv në Francë, por është i interesuar drejt 5G, “tha Pannier-Runacher.

“Qeveria nuk do të përjashtojë askënd. Ne nuk po ndjekim pozicionin e Shteteve të Bashkuara, “shtoi ajo. “Ne do të vazhdojmë rast pas rasti.”

Operatorët e telekomunikacionit do të duhet të kërkojnë leje nga kryeministri për projektet e tyre të rrjetit 5G, dhe të marrin lejen bazuar në konsideratat e sigurisë kombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë