Ne rrjet

“Fqinjët e mirë në ditë të vështirë!” Ballkani bashkohet për Shqipërinë

Tragjedia e rëndë që ka goditur Shqipërinë duket se ka bashkuar si rrallëherë të gjitha shtetet e Ballkanit, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti, duke zgjuar frymë të jashtëzakonshme solidariteti.

Ndërkohë që shqiptarët janë sot zemërthyer, të gjithë fqinjët tanë janë mobilizuar duke dërguar ndihma humanitare, ushtarake dhe mjekësore. Kosova, Greqia, Italia, Mali i zi e Serbia nxituan të dërgonin ekipe specialistësh; skuadra ekspertësh rumunë me qen të stërvitur u janë bashkuar operacioneve të kërkimit.

Niko Dendias dhe Edi Rama. Gazeta Si, 2019

Videoja e nisjes drejt Durrësit të kolonës së mjeteve të Mbrojtjes Civile puljeze ka pushtuar rrjetet sociale.

“Le të mbështesim vëllezërit dhe motrat tanë shqiptarë, që u goditën rëndë nga tërmeti,” thanë zjarrfikësit italianë. Njëqind vullnetarë po vijnë nga Molise të koordinuar nga Mbrojtja Civile Italiane. Shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias zbarkoi brenda ditës në Shqipëri, për një vizitë të paplanifikuar; ministri i Shëndetësisë dhe ai i Brendshëm i Malit të Zi, Kenan Hrapoviç dhe Melvudin Nuhodzic, erdhën në Thumanë, për ta parë nga afër gjendjen në zonën e goditur më rëndë nga tërmeti.

Avionët greke ulen në Rinas. Gazeta Si, 2019

Një mbështetje dhe solidaritet me banoret e zonave te prekura nga tërmeti edhe shoqata me e madhe e tifozëve të ekipit grek te futbollit te PAOK-ut të Selanikut ka ftuar gjithë banoret e qytetit verior te Greqisë të mbledhin ndihma për qytetarët shqiptarë shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga lëkundjet e fuqishme sizmike.

Ata ofruan ndihmë përmes dërgimit të ekipeve të shpëtimit dhe atyre mjekësore, por edhe me trajtimin e të lënduarve në spitalet malazeze. Shefi i shtabit të Ushtrisë Kroate, gjenerali Mirko Sundov, njoftoi se Kroacia do të dërgojë dy helikopterë dhe një njësi të mbrojtjes civile të Ministrisë së Mbrojtjes për të ndihmuar Shqipërinë në operacionin e rimëkëmbjes.

Ndihma nga Italia mbërrijnë në Durrës. Gazeta Si, 2019

Sektori i emergjencës në Ministrinë e brendshme serbe do të dërgojë 13 specialistë, e Presidenti serb Aleksandar Vucic ofroi dhe ndihma të tjera.

“Jemi me mendje te viktimat e tërmetit të rëndë në Shqipëri dhe vendet fqinje. Gjermania ka ofruar ndihmën e saj. Një ekip i Agjencisë Federale të Ndihmës Teknike (THË) është në gatishmëri për të mbështetur Shqipërinë në kuadër të strukturës së BE-së në përgjigje të krizave”, shkroi në Tëitter zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffan Seibert.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë