Bombarduesi B-2 Spirit, dy avionë F-35 Lightning Ils dhe dy F-16 Eagles fluturojnë në formacion pas një avioni çisternë gjatë një seance stërvitore në Angli.
Ushtria amerikane poston thuajse vazhdimisht në rrjetet sociale dhe faqet e saj të internetit imazhe të shkrepura gjatë stërvitjes së trupave në territorin e SHBA dhe në vende të tjera të botës.
Bëhet fjalë për qindra-mijëra foto të publikuara përgjatë harkut kohor të një viti. Përzgjedhja e imazheve më interesante është e vështirë, por Bussines Insider sjell disa prej tyre, që i vlerëson si fotot më të bukura të ushtrisë amerikane përgjatë këtij viti.
Marcus White, pjesë e marinës amerikane qëndron në bordin e USS Chancellorsville gjatë një furnizimi me karburant nga aeroplan-mbajtësja USS Ronald Reagan në Detin e Filipineve
Një avion i Gardës Kombëtare të shtetit Wyoming qëllon municion stërvitor mbi qendrën e stërvitjes në kampin Guernsey
Tre avionë F/A-18E Super Hornets, pjesë e skuadronit sulmues në Bazën Ajrore Lemore, fluturojnë në formacion mbi Oqeanin Paqësor gjatë një seance stërvitore
Marinsa amerikanë gjatë trajnimit për fikjen e flakëve në bazën Okinaëa në Japoni
Destrojeri USS Gridley qëllon me topin Mark 45, 5 polësh gjatë një stërvitjeje me municion të vërtetë në Detin e Norvegjisë
Marinsi Juan Vasquezninco gjatë një seance stërvitore mbi një varkë në bazën Pendleton, Kaliforni
Një avion F-35E Strike Eagle furnizohet në ajër nga një avion çisternë KC-10 gjatë një operacioni stërvitor
Tre helikopterë Mh-60R Sea Hawk qëndrojnë në breg të detit në bazën ajrore Jacksonville
Paraushtarakët amerikanë hidhen me parashutë nga një helikopter Ch-47 Chinook në bazën e trajnimit Grafenwohr, Gjermani
Bombarduesi B-2 Spirit, dy avionë F-35 Lightning Ils dhe dy F-16 Eagles fluturojnë në formacion pas një avioni çisternë gjatë një seance stërvitore në Angli.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.