Ne rrjet

Fotografia më e komentuar në 2018

Kjo është fotografia me e komentuar në vitin 2018. Është momenti kur një nga studentët protestues përpara kryeministrisë po shkruan një pankartë dhe një polic po e vështron. Ne të Gazetës e zgjodhëm këtë foto si shprehje të “harmonisë” mes të drejtës për të protestuar dhe ligjit. Lexuesit tanë kanë bërë mjaft komente interesante rreth saj. Më poshtë janë disa prej tyre.

Tritan Kalo - Hallet familjare i kemi të përbashkëta, thotë vështrimi i policit.
Vjollca Ndrekaj - Polici mendon "Shyqyr që nuk kanë ndonjë kapsolle të ma hedhin si Inës" (polices që këputi gishtat), i falënderon në heshtje për herë të parë në histori po protestohet qetë dhe paqësisht sepse në fund të fundit, edhe ai i përkrah sidomos kur ruajnë dhe rendin.
Elidon Nika - obobo si do ja bëjmë po vdiq Enver Hoxha??!!!
Keti Simo - Shkruaj dhe për mua.
Qemal Bebja - Shkruaje në akull, thotë ai.
Astrit Demiri - Po e shikon mos bëje gabime ortografike!!!!!!!
Shan Meshaj - Ky studenti po i fut një gjobë policit për parkim të gabuar në trotuar.
Altin Xhakaj - Polici e di se studentët lodhen kot sepse kryeministri shqiptar është katil e i pabesë dhe nuk do u japë rrugëzgjidhje sepse kaq vite në pushtet ka treguar vetëm përralla për fëmijët.
Nikolin Bala - Vetëm zoti e polici e dinë.
Sokol Lata - I kujtohet banderola "faleminderit Saimir Tahiri"
Hektor Pustina - Shto ndonjë kërkesë dhe për ne hahaaa


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë