Politike

Foto/ Protesta, një orë pas Berishës paraqitet në prokurori edhe Flamur Noka

Një orë pas mbërritjes së Sali Berishës në Prokurorinë e Tiranës, në godinën e organit të akuzës është paraqitur edhe Flamur Noka.

Deputeti demokrat do të pyetet nga prokurorët për protestën e të shtunës së 8 janarit, e cila precipitoi në dhunë nga demonstruesit.

Por teksa Sali Berisha “shpëtoi” nga procedimi, ndonëse ishte organizatori i protestës, nuk ka ndodhur kështu me Nokën i cili është në listën e personave të vënë nën hetim për dhunën tek selia e PD-së.

Ndërkohë, të premten (14 janar) pritet të merret edhe dëshmia e kreut të PD, Lulzim Basha dhe deputetit Gazmend Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë