Futboll

“Football Leaks” zbulon sekretin, gati krijimi i Superligës Europiane

Klubet më të mëdha europiane të futbollit janë duke negociuar në fshehtësi për të krijuar Superligën Europiane, ky është lajmi i bujshëm që bën me dije e përditshmja gjermane, “Der Speigel”. Gazeta ka investiguar përmes disa dokumenteve, të cilat hedhin dritë për këtë lëvizje. Në këtë proces “Der Speigel” shikon të përfshira klubet kryesore në Europë, të cilat po përgatiten që deri në vitin 2021 të braktisin kampionatet e tyre kombëtare për të marrë pjesë në këtë kompeticion të ri.

Për të arritur në këtë përfunim, gazeta gjermane ka analizuar dokumentet e fundit të “Football Leaks”, të shpërndara nga “Mediapart”.

Çfarë do të thotë një Superligë Europiane e Futbollit?

Sipas këtij raporti, Milan, Arsenal, Real Madrid, Barcelona Bajren Mynih, Juventus dhe Mançester Juanjtid kanë bashkuar forcar për të krijuar një grup që i bashkuar do të diskutojë më federatat e vendeve dhe me Uefa. Në tryezë do të jenë të shtruara të gjitha opsionet e mundshme, ku nuk mund të përjashtohet edhe largimi i tyre nga federatat nacionale, nëse do të hasin në kundërshtimin e tyre. Bajern Mynhin është klubi që po interesohet më shumë për ta çuar në një fazë tjetër këtë projekt, duke mëshuar me përfaqësuesit e tij në hapat ligjor që duhen ndërmarrë. Besohet se në këtë linjë ka nisur edhe procesi i mbledhjes së firmave. Sipas skemës së bërë publike nga Der Spiegel, Superliga Europiane e Futbollit do të ketë 11 skuadra themeluese, të cilave do i bashkohen edhe 5 klube të ftuara.

11 klubet themeluese do të jenë Milan, Arsenal, Barcelona Bajren Mynih, Juventus, Mançester Juanjtid, Çelsei, Liverpul, Real Madrid, Mançester City dhe PSG. Ndërsa në sezonin e parë 5 klubet që do të marrin pjesë si të ftuara do të jenë Atletiko Madrid, Borusia Dortmund, Inter, Marseja dhe Roma. Për 11 klubet e madha themeluese do të ketë një sistem shumë të fortë mbrojtës, që nuk i lejon ato që të eliminohen nga ky kompeticion për 20 vite me radhë.

Për këtë lajm që ka bërë bujë të madhe në të gjitha mediet ndërkombëtare, i vetmi klub që ka reaguar është Bajerni i Mynihut. Përmes presidentit, Rumenige, klubi bavarez ka thënë: “Bajern Mynih do të vijojë të jetë pjesësmarrjes në Bundesligë, për sa kohë unë të jemë në krye të bordit të këtij klubi”. Sakaq të pyetur nga BBC, klubet e Arsenal, Milan, Juventus dhe Real Madrid refuzuan të japin një koment lidhur me këtë çështje. Kjo histori, i bashkohet asaj që u publikua pasditen e së premtes, ku disa klube të mëdha europiane akuzohen për shkelje të rregullave Fair Play. Më shumë se 70 milionë dokumente janë zbuluar deri më tani në atë që ka filluar të quhet si “Football Leaks” dhe që me shumë gjasa pritet që të ketë zhvillime shumë të rëndësishme edhe në ditët e ardhshme.  Janë më shumë se 80 gazetarë nga 15 media të ndryshme që janë duke punuar për t’i zbardhur këto dokumente.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë