Taksa

FMN ‘mbështet’ bastet: Reforma e lojërave të fatit, kritike për ekonominë

Nga Gazeta 'SI' - Në analizën e fundit dedikuar Shqipërisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka cilësuar si ‘kritike’ reformën e taksës së pronës dhe atë të lojërave të fatit, nga qeveria shqiptare.

Me anë të këtij qëndrimi, FMN duket se ka mbështetur idenë e rikthimit të basteve online në vend dhe taksimin e të gjithë industrisë.

LEXO EDHE:
- FMN, kërkesa për qeverinë dhe BSH: Reforma për menaxhimin e të ardhurave dhe rrisni përdorimin e lekut
- Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave. Mete: Presim rritje ekonomike 3.7%

Në të njëjtin koment, përfaqësuesit e FMN theksojnë se duhet të mbarojë sa më shpejt reformimi i kadastrës dhe se më vonë qeveria mund të rishikojë përjashtimet e TVSH-së dhe tatimin për biznesin e vogël.

Komenti i FMN:

Një strategji e shëndoshë e të ardhurave afatmesme është e nevojshme për një konsolidim të besueshëm fiskal. Autoritetet kanë ligjësuar disa nga reformat e politikës tatimore në përputhje me asistencën teknike të mëparshme të FMN-së. Miratimi në kohë i masave që janë ende në përgatitje - përfshirë reformat e taksave mbi pronën dhe lojërat e fatit - është kritike. Mund të merren gjithashtu në konsideratë masat e paracaktuara për futjen e mëvonshme, të tilla si heqja e përjashtimeve të mëtejshme të TVSH-së dhe norma zero e tatimit për bizneset e vogla. Puna për përmbushjen e parakushteve për futjen në kohë të reformave të tatimit në pronë, duke përfshirë funksionalizimin e plotë të një kadastre të centralizuar fiskal, duhet të përfundojë. Rritja e të ardhurave të mëtejshme do të varet nga forcimi i administrimit të të ardhurave, duke përfshirë pajtueshmërinë tatimore të individëve me vlerë të lartë neto dhe një plan veprimi për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Progresi në këto fusha do të mbështeste gjithashtu përpjekjet më të gjera për të reduktuar informalitetin dhe për të zgjeruar bazën tatimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë