Ekonomi

FMN, kërkesa për qeverinë dhe BSH: Reforma për menaxhimin e të ardhurave dhe rrisni përdorimin e lekut

Nga Gazeta ‘SI’ - Përfaqësuesit e FMN në Shqipëri i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të vazhdojë reformat strukturore fiskale si dhe të shtojë reformat për administrimin e të ardhurave.

Kryesuar nga Anke Weber, shefe e misionit, FMN kërkoi dhe nga Banka e Shqipërisë një rritje të përdorimit të monedhës vendase në transaksione, për të shmangur luhatjet e kursit.

“Në presim që rritja ekonomike këtë vit të jetë 3.5%, por bëri thirrje për një menaxhim më të mirë të investimeve publike, duke kërkuar orientim të fondeve në projekte me produktive. Duhet punuar më tej për të ulur rrezikun fiskal të kontratave koncensionare dhe ndërmarrjeve shtetërore .Ekonomia shqiptare ka shfaqur përformancë pozitive. Rritja ekonomike po udhëhiqet nga turizmi dhe ndërtimi, duke kaluar edhe pritshmëritë e fillim vitit”, shtoi ajo.

Fondi po ashtu rekomandoi avancim të reformës në drejtësi për të adresuar masa kundër pastrimit të parave.

FMN vuri në dukje se, rikthimi në nivele pozitive i suficitit primar në vitin 2024 është një lajm pozitiv që do të ndihmonte në qëndrueshmërinë e politikës fiskale.

Ulja e mëtejshme e inflacionit është kritike, veçanërisht për të mbrojtur familjet e cenueshme. FMN mbështet synimin e Bankës së Shqipërisë për të vazhduar me normalizimin e politikës monetare dhe uljen e mëtejshme te inflacionit.

Një strategji e shëndoshë e të ardhurave afatmesme duhet të ankorojë një konsolidim të besueshëm fiskal dhe agjendën e reformës tatimore.

FMN e mbështet Shqipërinë në ligjin e miratuar së fundmi për tatimin mbi të ardhurat, i cili do të zgjerojë bazën tatimore. Zbatimi në kohë i masave të tjera të politikës tatimore të planifikuara për rritjen e të ardhurave është gjithashtu i rëndësishëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë