Menaxhim

FMN bën autokritikë mbi çështjen e Argjentinës

Inflacioni në Argjentinë është intensifikuar, tregoi Fondi Monetar Ndërkombëtar. Kostoja e jetesës është rritur me 50% brenda një viti. “Burimi kryesor i inflacionit ishin shpenzimet qeveritare, financuar nga Banka Qendrore,”-shpjegoi FMN.  Në këmbim, deficit rriti kërkesën për paga dhe bëri që mjetet e qeverisë për të balancuar çmimet dhe kostot, dështoi. Ishte viti 1958. Kur Argjentina kërkoi huanë  e parë “për të stabilizuar ekonominë” dhe nuk ndaloi kurrë.

60 vite më vonë, në Korrik 2018, Argjentina mori huanë  e 21-të, 50 miliardë dollar që më vonë u rrit në 57 mld mbështetur nga premtimet se qeveria do të shkurtonte deficitin qeveritar dhe të forconte monedhën vendase, Peson.

Huaja ishte më e madhja në historinë e FMN-së. Argjentina u bë peng i Fondit dhe vendit i duhet një hua tjetër afatgjatë për të paguar atë që ka. Ndonëse hua e lartë, Argjentina përsëri nuk doli dot nga dëshpërimi. Gjithashtu, Fondi po merrej shumë me një vend të vetëm dhe harroi se dhe vendet e tjera kishin nevojë për ndihmë.

Vallëzimi i FMN-së me Argjentinë në dekada, ka marrë kritika. Institucioni është përshkruar si tolerant dhe ndëshkues, si i mirë dhe i ligë. Kritikët konservatorë mendojnë se FMN-ja është joshur nga partneri i vet i “vallëzimit” duke shpenzuar paratë publike në një betejë me tregun e lirë. Të majtët, nga ana tjetër thonë se Fondi është neokolonial, narcist dhe neoliberal, i dashuruar me tregun e lirë.

Kritiku i fundit i Fondit është vetë Fondi. Direkt pas Krishtilindjeve, publikoi ecurinë e marrëveshjes së vitit 2018 me Argjentinën. Rezultoi se huaja nuk ishte në masën e duhur për të përballuar risqet bë ekonominë e vendit. Vetë ekonomia e Argjentinës, sipas raportit, ka dobësi strukturore. Financat publike janë të brishta, vetëm 15% e punonjësve paguajnë taksa. Sistemi financiar është i cekët dhe qeveria detyrohet të msrrë borxhë jashtë vendit. Eksportet janë të pakëta. Inflacioni është tmerrësisht i lartë dhe mund të bindet vetëm nga një politikë monetare shumë e shtrënguar.

Qeveria e Mauricio Macrit, që kërkoi kredinë nga FMN-ja, u përball gjithashtu me kufizime të forta të politikës monetare. Partia e tij e qendrës së djathtë nuk mundi të mbante mazhorancën dhe hyri në zgjedhje të parakohshe para se ndonëj nga reformat ekonomike të jepte rezultat. Duke pasur parasysh këto vështirësi, Fondi e dinte se kredia ishte e rrezikshme. Megjithatë, ajo nuk insistoi në këtë këndvështrim. Në fillim, Fondi shpresonte se një kredi e madhe do të rivendoste besimin e investitorëve të huaj, duke stabilizuar peson dhe duke i lejuar qeverisë të mbulonte borxhin e saj në dollarë me norma të arsyeshme. Më pas, detyrimet e qeverisë do të ishin më të lehta për t'u përballuar.

Kjo loja dështoi shpejt. Kapitali i huaj po tërhiqej, peso vazhdonte në rënie dhe inflacioni në rritje.

Rrethanat tregojnë se borxhi që dha FMN-ja, ishte “vetëshkatërrues”.

Në tetor 2018, kur u bë e qartë se Argjentinës do t’i duheshin të gjitha paratë që do të merrte, FMN-ja ra dakord për ta rritur edhe pak dhe për ta disbursuar më shpejt. Plani i ri kërkonte një deficit më të vogël dhe një politikë monetare më të ngushtë. Në atë kohë, plani dukej sikur po funksiononte, por inflacioni në vitin 2019 i surprizoi të gjithë.

Ndonjëherë, plani i rishikuar dukej se po funksiononte. Por një rritje e inflacionit në fillim të vitit 2019 i kapi të gjithë në befasi. Dhe çdo shpresë për sukses u shkatërrua kur u bë e qartë se Macri do të humbiste zgjedhjet e atij viti.

Për çfarë lloj planesh emergjence duhet të kishte insistuar fondi? Vlerësimi veçon një ristrukturim "të hershëm" të borxhit (në të cilin qeveria do t'u kishte kërkuar kreditorëve të saj të pranonin një vonesë ose ulje të shlyerjes së huasë). Kjo do të kishte lehtësuar barrën e borxhit të Argjentinës. Dhe mund të kishte lënë më shumë para nga FMN-ja për më vonë, duke ndihmuar në forcimin e rezervave valutore të vendit dhe rindërtimin e besimit pas larjes së borxhit.

Këtë herë Fondi, ka për qëllim të përmirësojë reputacionin e vet në Argjentinë.

Burimi: The Economist/ Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë