Ka ndodhur

Flakët mbulojnë tunelin e Kalimashit. Në rrezik edhe fshati Thirrë në Mirditë!

Një vatër zjarri në Kukës mbi tunelin e Kalimashit është shndërruar në një problem serioz, pasi flakët të ndihmuar edhe nga era po përhapen duke krijuar pamje apokaliptike. Janë marrë masat e evakuimit të banorëve bashkë me bagëtitë, ndërkohë që Kosova ka nisur forcat ndihmëse të ushtrisë dhe zjarrfikëses. Aktualisht forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëset, bashkë me të Kosovës janë përqendruar në zonën e tunelit të Kalimashit, ku situata ka dalë jashtë kontrollit. Si pasojë e erërave të forta dhe terrenit zjarri i është tunelit dhe vijon të përhapet drejt fshatit Shëmri, ndërsa në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës është bërë i mundur izolimi i flakëve.
Problematike vijon edhe situata në fshatin Thirrë, në Fan të Mirditës, ku zjarri është aktiv dhe rrezikon të afrohet në lagjen Gështenjë dhe në lagjen Karaq. Në terren po punojnë forcat e Armatosura, zjarrfikës e të shërbimit pyjor, për të bërë të mundur frenimin e vatrës, gjë që duket mjaft e vështirë. Në fshatin Munellë si pasojë e erës së fortë zjarri është riaktivizuar dhe po zbret drejt fshatit Domgjon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë