Ne rrjet

Fjalimi i Trump në OKB: E ardhmja u përket liderëve që i duan vendet e tyre

Në fjalim e tij të tretë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, presidenti amerikan Donald Trump u shfaq më nacionalist së kurrë, duke përsëritur sërish doktrinën e tij të politikës së jashtme, se të gjitha kombet duhet të të marrin në konsideratë së pari interesat e e vendve të tyre.

Presidenti ngriti një dolli, megjithëse nuk pi vetë.

"Unë kam privilegjin t'ju drejtohem sot si udhëheqësi i zgjedhur i një kombi që çmon lirinë, pavarësinë dhe vetëqeverisjen mbi të gjitha. Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar mbi dy e gjysmë trilion dollarë që nga zgjedhja ime duke u rindërtuar plotësisht ushtarakisht”, deklaroi ai.
Trump sulmoi "globalistët", të cilët sipas synojnë të shkatërrojnë kufijtë kombëtarë.

"Nëse doni liri, krenohuni me vendin tuaj. Nëse doni demokraci, mbajini sovranitetin tuaj. Dhe nëse doni paqe, doni kombin tuaj", tha Trump.

"Udhëheqësit e mençur gjithmonë e vendosin të parën të mirën e njerëzve të tyre dhe vendit të tyre" tha ai. "E ardhmja nuk u përket globalistëve. E ardhmja u përket patriotëve. E ardhmja u përket kombeve sovrane dhe të pavarura që mbrojnë qytetarët e tyre, që respektojnë fqinjët e tyre dhe nderojnë dallimet që e bëjnë secilin vend të veçantë dhe unik".

Donald Trump, Gazeta Si 24 shtator 2019

Në një fjalim të kthjellët, ai u përqëndrua më shumë në kritikat e kombeve të tjera që sipas tij po e trajtojnë SHBA në mënyrë të padrejtë sesa në bashkimin e kombeve rreth parimeve të demokracisë dhe njerëzimit.

Presidenti u fokusua tek temat e tij të preferuara: tregtinë e padrejtë, shpenzimet e çekuilibruara të mbrojtjes, emigracionin e paligjshëm dhe socializmin.

Ai u ndal tek Irani, duke thënë se ai meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit e saj dhe për uljen e varfërisë. Trump tha se pas katër dekadash, është koha që liderët e Iranit të ndalojnë së kërcënuari vendet e tjera dhe të ndërtojnë vendin e tyre.

Por ai e ndoqi kritikën e tij me fjalë paqeje, duke thënë se SHBA-ja është e gatshme të lidhë miqësi me ata që janë të gatshëm për paqe dhe "kurrë nuk ka besuar në armiq të përhershëm".

"Amerika e di se ndërsa çdokush mund të bëjë luftë, vetëm më të guximshmit mund të kërkojnë paqen," tha ai.

Donald Trump, Gazeta Si 24 shtator 2019

Duke folur për pikën më të nxehtë të zhvillimeve në botë, atë të raporteve me Iranin, Trump e fajësoi për sulmin ndaj objekteve të naftës në Arabinë Saudite.
"Liderët e Iranit po ushqejnë luftërat tragjike si në Siri ashtu edhe në Jemen", tha Trump, duke shtuar se përderisa sjellja e rrezikshme e Iranit vazhdon, sanksionet nuk do të hiqen, por do të fuqizohen.

Situata në Lindjen e Mesme zuri një pjesë të madhe të fjalimit të presidentit Trump. Duke folur për Afganistanin, pas ndërprerjes së bisedimeve të paqes me talibanët, presidenti Trump tha se “fatkeqësisht talibanët kanë vendosur të vazhdojnë me sulmet e tyre mizore”.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerët tjerë të koalicionit në Afganistan, për të luftuar terrorizmin.

Trump foli gjatë po ashtu edhe për ankesat e tij kundër Kinës. Presidenti ka kritikuar praktikat tregtare të Pekinit duke thënë se ai ka refuzuar të miratojë reformat e premtuara dhe ka përqafuar një model ekonomik të varur nga barrierat masive të tregut, subvencioneve të shtetit dhe manipulimit të tregjeve.

Megjithatë, ai tha se shpreson që të dy superfuqitë ekonomike mund të arrijnë një ujdi, për t'i dhënë fund mosmarrëveshjes së tyre tregtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë