Arsim

Fitorja e parë për studentët, pezullohet ligji për mjekësinë deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Nga Gazeta Si - Studentët e mjekësisë kanë fituar betejën e parë në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e ligjit që i detyron të qëndrojnë në vend nga 2 deri në 5 vite ose të paguajnë një tarifë vjetore prej 240 mijë lekësh.

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur sot pranimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë” deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Një grup deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (jo më pak se një e pesta e deputetëve) dhe studentët e mjekësisë kanë dorëzuar më 19 tetor padinë ku nuk kërkonin shfuqizimin e plotë të ligjit por të disa dispozita që sipas tyre cënojnë të drejtën e studentëve.

Tashmë ligji është i “ngrirë” dhe studentët nuk janë të detyruar të firmosin kontratë paraprake.

Që prej muajit korrik, studentët e mjekësisë kanë protestuar për anulimin e këtij ligji, duke bojkotuar vitin akademik për 4 javë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë