Ne rrjet

Finlanda do të ketë kryeministren më të re në botë

Finlandezja Sanna Marin, 34 vjeçe, do të jetë kryeministrja më e re në botë. Aktualisht ministre e Transportit, u zgjodh kryeminstre nga Partia e saj Social Demokrate, pas dorëheqjes së Antti Rinnes.​

Ajo pritet ta bëjë betimin këtë javë dhe do të udhëheqë një koalicion të qendrës së majtë, me pesë parti të kryesuara nga gra.

"Kemi shumë punë për të bërë, për të rikthyer besimin", tha Marin.

Kryeministri i deritashëm i Finalndës, Anti Rinne, dha dorëheqje, pasi një parti në koalicionin e tij tha se kishte humbur besimin, për shkak të trajtimit të një greve të punëtorëve të postës.

Marin ka pasur ngritje të shpejtë në politikën finlandeze që kur është bërë kryetare e këshillit të qytetit të saj, Tampere, në moshën 27-vjeçare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë