Ne rrjet

Financial Times: Maqedonia e Veriut gati për negociatat, Shqipëria jo!

“Bashkimi Europian do të humbasë ndikimin në Ballkanin Perëndimor dhe do të rrezikojë të favor rivalët si Rusia dhe Kina nëse nuk hap negociatat me Maqedoninë e Veriut”.Ky ishte paralajmërimi i ministrit te Jashtëm të vendit fqinj në një intervistë me gazetën prestigjoze “Financial Times”

FT shkruan se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut është komplikuar për shkak të Shqipërisë. Sipas saj, vendi ynë është më i papërgatitur për shkak të problemeve me krimin e organizuar dhe luftën kundër korrupsionit.

“Shkupi përballet me komplikacione të mëtejshme për shkak të debatit brenda BE-së lidhur me mënyrën se si do ta mbanin Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të bashkuar në të njëjtën udhë të anëtarësimit. Tirana shihet gjerësisht nga diplomatët si më pak e përgatitur për bisedimet e pranimit për shkak të shqetësimeve rreth sundimit të ligjit, korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan “Financial Times”

Dimitrov tha se do të donte të ndihmonte Shqipërinë por thekson se çdo vend do të gjykohej në meritat e veta. "Votuesit europianë janë skeptikë sepse ata po humbasin besimin se anëtarësimi do të mund të ndryshojë vendet kandidate," tha ai. "Unë mendoj se ne duhet të jemi të rreptë në vlerësimin e vendeve, pa politizim".

Nikolla Dimitrio

Nikola Dimitrov tha se do të ishte "e vështirë të flisje më kokën lart rreth lidhjeve gjithnjë e më të ngushta midis Brukselit dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor nëse shtetet anëtare të BE nuk konfirmojnë fillimin e procesit të anëtarësimit të Shkupit.

"Kur ka një rast të mire për hapjen e negociatave, ai duhet të njihet dhe shpërblehet. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ndikimi i BE-së do të bëhet shumë i dobët, "tha Dimitrov në një intervistë, duke vënë në dukje se Ballkani Perëndimor tani ishte një teatër i konkurrencës gjeopolitike që përfshinte Pekinin dhe Moskën.

"Nëse Europa nuk mund të bëjë ndryshime në Ballkan, atëherë është e vështirë të imagjinohet se si do të bëjë ndryshime diku tjetër", u shpreh kreu i diplomacisë maqedonase.

Zoran Zaev

Dimitrov, ish-ambasador i cili dha dorëheqjen gjatë regjimit të korruptuar të ish-kryeministrit Nikola Gruevski, ka lobuar në Gjermani, Holandë dhe vende të tjera përpara votimit për hapjen e negociatave, ashtu si  Ministri në detyrë, zoti Gent Cakaj. Ai tha se ishte "mjaft i bindur" se BE do t'i jepte Maqedonisë  së Veriut dritën jeshile "këtë vit" për të filluar bisedimet e anëtarësimit bashkuar, edhe pse ai pranoi se kishte ende kundërshtarë të zgjerimit Brenda unionit europian .

“Financial Times” shkruan se ka dyshime nëse Franca dhe Holanda do të mbështesin hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në takimin e muajit të ardhshëm të ministrave të jashtëm të BE-së në qershor. Megjithatë, shumë diplomatë europianë pranojnë privatisht se Shkupi ka treguar vullnet për angazhime të mëdha.  Dimitrov tha se moshapja e negociatave më Maqedonia e Veriut do "të krijonte një atmosphere të turpshme në vendin e tij.

“Shkupi ka marrë një kthesë për mirë duke thelluar reformat në fusha të tilla si lufta kundër korrupsionit, duke krijuar një argument të fortë për bisedimet e pranimit, tha ai.

"Unë nuk mendoj se këtë vit është e lehtë të injorojnë suksesin tonë", tha Dimitrov, babai i të cilit ishte një refugjat nga lufta civile greke. "Unë nuk mendoj se ne në Europë kemi luksin e mos konsolidimit të historive të suksesit, sepse nuk kemi shumë."

Ai paralajmëroi se një përgjigje negative nga BE-ja do të dëmtonte kredibilitetin e qeverisë në Shkup dhe do të nxiste "nacionalistët e cekët" që i kundërviheshin marrëveshjes me Greqinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë