Sport

Finale maratonë në Uimbëlldon, Gjokoviç shuan ëndrrën e Federer

Çmenduri në Uimbëlldon. Ishte ky titulli kryesor i thuajse të gjitha gazetave dhe portaleve sportive në Angli. Një finalen ëndrrash në turneun britanik, ku Novak Gjokoviç ka mposhtur Roxher Federerin 3-2 me sete, në një ndeshje që zgjati 5 orë. Tenisti serb ia doli të triumfonte në finalen maratonë. Gjokoviç fitoi setin e parë 7–6, Federer fitoi setin e dytë 1–6, sërish serbi 7–6, pastaj zvicerani 4-6 dhe në fund 13–12 për “Nolen”.

Merita e Novak Gjokoviç është se kishte kundër thuajse të gjithë ata që e ndoqën nga afër këtë finale, madje në dy momente ishte shumë pranë humbjes, por gjeti forcën psikologjike të reagonte. Federer kishte dy mundësi të arta për të fituar trofeun me dy shërbime, por Xhokoviç rezistoi, duke bërë të pamundurën për të përmbysur gjithçka.

Federer, i trishtuar pas humbjes

Gjokoviç fiton trofeun e 16-të “Grand Slam” në karrierën e tij, të 5-tin në Uimbëlldon. 37-vjeçari zviceran luajti një finale shumë të mirë, për në momente vendimtare serbi tregoi klas të jashtëzakonshëm dhe pjekuri. Pas fitimit të trofeut, Gjokoviç u shpreh: “Është ndër finalet më të bukura në karrierë, mbase më e bukura. Nuk mund ta besoj që Federer kishte dy herë shansin t’i jepte fund ndeshjes. Ai është një ndër tenistët më të mëdhenj dhe më frymëzon. Shpresoj të luaj edhe unë si ai në moshën e tij“.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë