Shendet

Fillon vaksinimi kundër HPV, Manastirliu: Përfitojnë rreth 15 mijë vajza në vit, nis me 13-vjeçaret

Nga Gazeta Si - Ka nisur për herë të parë në vendin tonë vaksinimi i vajzave me vaksinën kundër Virusit të Papilomës Humane (HPV), që tashmë është përfshirë në kalendarin kombëtar të vaksinimin për t’i mbrojtur nga kanceri i qafës së mitrës.

“Është një ndër vaksinat shumë efektive, gati 100% efektive përsa i përket të gjitha problematikave dhe mbi të gjitha luftës kundër humpan papilloma virusit, e cila shkakton dhe kancerin e qafës së mitrës. Vaksinën do e bëjnë të gjitha vajzat e lindura nga janari i 2009”, tha Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nga qendra shëndetësore numwr 2, në Tiranë.

Manastriliu tha se vaksina kundër HPV është shpërndarë në të gjithë rrjetin tonë të qendrave shëndetësore dhe nga e cila do të përfitojnë rreth 15 mijë vajza në vit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë