Futboll

FIFA: Boll fokusuat femrat seksi në stadiume

Racizmi dhe homofobia ishin dy shqetësimet kryesore të FIFA-s dhe autoriteteve ruse para nisjes së Botërorit të 21-të. As e para dhe as e dyta nuk u shpërfaqën në nivele shqetësuese, por një tjetër.

Por, për organizata dhe shoqata të mbrojtjes së të drejtave të grave dhe promovimit të barazisë gjinonre, në Rusi kulmoi seksizmi. Si shenjë këto organizma marrin fokusimin e kamerave për sekonda me radhë të bukurosheve që ndodhen në shkallët e stadiumeve.

Nisur nga kjo në zyrat e FIFA-s kanë mbërritur një sërë notash proteste dhe organizmi botëror i futbollit ka vendosur që të mos i injorojë, të paktën në fund të këtij kampionati. Kështu, FIFA u ka kërkuar transmetuesve televizivë që kanë regji në stadium që të shmangin fokusimin “seksist” të femrave.

Në total, FIFA thotë se janë identifikuar mbi 30 raste seksizmi duke shfaqur në stadiume femrat që ndodheshin aty për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës.

Shkeljet, sipas FIFA-s nisën me tifozet meksikane, braziliane, polake dhe ato ruse, ku në ndeshjen kundër Egjiptit dilte në pah kontrasti i tifozerisë.

Federico Addiechi

Aktualisht nuk bëhet fjalë për një normë të sanksionuar gjëkundi në rregulloren e FIFA-s, por vetëm një udhëzim në formë këshille që u jepet transmetuesve. Vetë zyrtarë të FIFA-s nuk e mohojnë që kjo të shndërrohet në një normë në të ardhmen.

“Sigurisht që duhet ta diskutojmë për të ardhmen. Është një evolucion i vazhdueshëm dhe ne po adresojmë shqetësimet që na dalin një nga një”, deklaroi kreu i sektorit të FIFA për barazi, Federico Addiechi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë