Ka ndodhur

Fier, vetëvritet me armë zjarri në banesë një 43-vjeçar

Një 43-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Fierit.

Policia thotë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “15 Tetori”, Fier, ku dyshohet se rreth orës 02:25 është vetëvrarë me armë zjarri në banesën e tij, shtetasi I.B., 43 vjeç.

Ndërkohë është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik, me të cilën dyshohet se viktima ka vrarë veten.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë