Rend dhe Ligj

Delvinë, një 30-vjeçar vetëvritet me armë

Një 30-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri në Delvinë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera veç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri pistoletë e llojit TT, me të cilën dyshohet se është vetëvrarë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë