Biznes

Ferragni, 31 vjeçarja italiane me një brand prej 30 mln euro

Ajo lançoi blogun e saj Blonde Salad 10 vite më parë, diçka për qejf. Tanimë ajo menaxhon një biznes prej 30 mln euro dhe është një prej njerëzve më ndikues në fushën e modës

Chiara Ferragn

Rachel Sanderson- Të shkosh për të takuar Chiara Ferragnin, meteorin e medieve sociale, është si të shkosh të vizitosh mbretëreshën e industrisë. Në fakt, nuk është një industri e vogël. 31 vjeçarja është themeluese e theblondesalad.com, një blog mode që është kthyer në një biznes ndërkombëtar i shitjeve me pakicë, me 17mln ndjekës në Instagram, e barabartë me popullsinë e Hollandës. Shtoiji këtij numri dhe ndjekësit e bashkëshortit të saj, superstarin italian të reperit Fedez, (25mln) sa popullsia e Australisë.

Ndjekësit e të dyve bashkë janë sa popullsia e Mbretërisë së Bashkuar (67mln), të cilët kanë ndjekur dasmën ekstravagante treditore #Ferragnez në Siçili shtatorin e kaluar që u shfaq në mediet sociale ku ajo veshi tre fustane të krijuara nga Dior.

Kryeqyteti i botës së saj është Milano, ku Ferragni është rritur dhe ku ajo nisi për herë të parë të bënte fotografi që nuk kishin të bënin me modën dhe i ndante me miqtë e saj.
Sot, zyra e saj është në rrugën e famshme italiane “Palazzo dell’Informazione”, kulla kombëtare e shtypit që një herë e një kohë bujtte të përditshmet më të mira të vendit.

Imazhi i Ferragnit, më tregon ajo më pas, do të demonstrohet mbi ndërtesën gjatë javës së modës milaneze, e cila ngjan një metaforë e përshtatshme për atë çfarë digjitalja i ka shkaktuar medies tradicionale. Por ky takim nuk ka të bëjë me rritjen e Ferragnit si një yll i medies sociale. Në vend të kësaj ajo do të flasë për dëshirën e saj që të njihet si sipërmarrëse.

U bënë 10 vite që kur Ferragni nisi të shkruante në blogun e saj, në italisht dhe anglisht, ndërsa studionte ligj ndërkombëtar në Universitetin Bocconi të Milanos. “The Blonde Salad” nisi si një diçka argëtuese e lidhur me modën. Ishte diçka mikse, si një sallatë, thotë ajo, duke luajtur me klishenë e biondes budallaqe. (Ngjyra e flokëve të saj natyral nuk është bjond, por një kafe e kuqerremtë. Ajo i leu flokët kur kuptoi se bionde do të ishte më e lehtë të ishte në atë botë ku i pëlqente. Kishte të drejtë.) Ajo nuk e përfundoi kurrë shkollën në Itali pasi fama e saj u rrit aq shpejt, sa ajo mund të bënte një jetë dinjitoze. Chiara la vetëm tre provime që do ta çonin drejt diplomimit.

Ajo u transferua në Los Angeles në 2013-ën: skena e Milanos i rrinte “shumë e vogël”. Ajo donte ta ndërkombëtarizonte veten, të mësonte anglisht dhe të eliminonte aksentin italian. Menjëherë, revista Forbes e nominoi atë në listën e saj “30 nën 30” një listë e sipërmarrësve të fuqishëm dhe Vogue i Spanjës e vendosi Chiarën në kopertinë. Shkolla e biznesit të Harvard e përdori atë si rast studimor; si të monetizosh në mënyrë të dy-fishtë një blog dhe një brand personal si një biznes.

Ajo u kthye në Itali në 2016-ën, si blogerja e modës më e ndjekur me njohjen ndërkombëtare që ajo dëshironte dhe kontrata mijëra dollarëshe.

Chiara Ferragni

¾ e ndjekësve të saj janë në Europë, mbi të gjitha në Itali, e ndjekur nga Franca, Rusia dhe Spanja. 15% tjetër janë në Azi dhe ajo që mbetet në SHBA. Linja e rrobave dhe aksesorëve që ajo lançoi në 2010 shitet në websitin e vet, në zinxhirin e dyqaneve në Milano, Paris dhe Shanghai, në dyqane të përkohshme si në Selfridges dhe Le Bon Marché, dhe në dyqanin e madh on line Alibaba dhe JD.com në Kinë. Vitin e kaluar ajo shënoi 30 mln euro të ardhura të kombinuara si të ardhura nga shitjet në saitin e vet të shitjeve me pakicë dhe nga agjencia e saj, e cila këtë vit parashikohet të ketë një rritje me 20%. Përmes agjencisë ajo e “huazoi” veten në markat si Lancôme, Dior dhe Intimissimi.

Projekti më i fundit i saj është një kurs (masterclass) online i quajtur “Beauty Bites” dhe këtë vit ajo u bë shefe ekzekutive për të gjitha kompanitë e saj. Përpos kësaj, ajo është quajtur ambasadore e “LVMH Prize”, që i siguron një besim afatgjatë në industrinë ku bën pjesë që herë pas here nuk të jep sigurinë e mjaftueshme. Dhe ajo do të njek Oscar këtë vit për të parën herë.

Vetë ajo është “lulëzuese” si kukulla Parton dhe vishet me çiklamin dhe taka, xhinse të ngushta, po çiklamin që unë çuditem se si hyn në to dhe një jelek ciklamin gjithashtu, si gëzof karameleje. Por sjellja e Ferragni-t si Barbie të gënjen. Ajo është shumë e përqëndruar tek biznesi i saj.

Në këtë pikë, ajo sëfundmi ka rekrutuar një dizainer Off-White për të rritur dhe zhvilluar sipërmarrjen chiaraferragnicollection.com designs, linjën e veshjeve të stilit të rrugës bashkëkohor që shet përmes theblondesalad.com, e cila ofron më tepër aestetikën e mbrëmjeve europop. Stili i veshjeve të rrugës është shumë femëror, me xixa dhe çiklamin. Gjetja e saj është një sy blu i qëndisur mbi pupa, kostume plazhi, portofolë, bluza, pulovra . . . Kushtojnë shtrenjtë. Një çantë shpine vlen 395 euro.

Plani i saj i biznesit është një përzierje mes sipërmarrjes dhe teknologjisë dhe një mënyrë e vjetër e mirë italiane e të bërit biznes. Ajo përmend Emily Weiss, themeluese dhe shefe ekzekutive e sipërmarrjes on line miliona dollarëshe “Into the Gloss”, si një mike dhe ndikuese. Weiss, një ish asistente mode dhe stazhiste tek Teen Vogue, ka ngritur blogun e saj të bukurisë në një biznes prej 100mln dollarë të ardhurash dhe 86 milion dollarë në fonde kapitalesh. Ferragni, mosha e së cilës i përket gjeneratës së millenialsve, dëshiron të mburret me këtë gjeneratë. Por ndërsa Weiss e ka mbajtur pak larg veten nga brandi që ka krijuar, Ferragni e ka vënë imazhin e saj në qendër të brandit.

Chiara Ferragni

Ajo po prezanton dalëngadalë anëtarët e familjes së saj të cilët punojnë për agjencinë e talenteve që ajo zotëron: motra e saj më e vogël Valentina (e cila ka 2.4 mln ndjekës në Instagram) dhe Francesca (728k ndjekës), dhe nëna e saj Marina (380k ndjekës) kanë siguruar kontrata sponsorizimesh të brandeve të ndryshme për të treguar jetën e tyre autoktone milaneze.

“Unë dua të krijoj diçka që unë dua të vesh dhe nëna ime mund të vesh dhe gjithashtu mund ta veshë edhe motra ime më e vogël,” –thotë Ferragni duke treguar interesin për brandin e saj me fokus familjen. A jemi duke folur për një dëshirë të ngjashme me modelin Kardashians? Ajo qesh. “Ndoshta, në të ardhmen”.

Ajo gjithashtu po xhiron një dokumentar që ka në qendër mënyrën se si media sociale dhe interneti kanë ndryshuar rregullat e modës. Dokumentari do të shfaqet në muajin shtator të këtij viti. “Kisha një nevojë për të folur për veten, për të gjetur një publik të cilit t'i tregoj historinë time se çfarë kam bërë,” thotë ajo. “Ishte një mënyrë që ta bëja veten të ndihej mirë për çfarë kam bërë deri tani. Tek e fundit është diçka egoiste.”


Risia dhe ndërkombëtarizmi i Ferragnit është gjallërues, ndryshe nga politika në Itali, e cila është i zymtë. Kur flasim për Italinë dhe kujtojmë politikën, Matteo Salvini, ministri i brendshëm italian, është një njeri që ka në filozofinë e drejtimit qasjen kundër emigrantëve.

Ferragni është diçka e rrallë mes moshatarëve të saj, në një botë që udhëhiqet prej burrave. Fuqia është ende shumë e përqëndruar në duart e burrave në Itali.
Egoja qëndron tek rrënjët e ekzistencës së Ferragnit. Ajo kritikon të ëmën, Marina di Guardo, e cila shkruan libra thriller, për mënyrën e saj obsesive për të bërë fotografi. “Ime më e ka zakon që kthehet me qindra foto prej pushimeve tona,” –thotë Chiara. “Ajo përherë shkrep foto dhe më bën video mua, motrave të mia për tia treguar tezes dhe gjyshes. Unë bëj të njëjtën gjë por ua tregoj miliona njerëzve. Unë e konsideroj tamam të njëjtën gjë,” thotë ajo.

Këmbëngulja e saj për të qenë tepër e famshme duke qenë vetvetja është e mbinatyrshme. Dy vjetë pasi kishte lançuar blogun e saj, iu ofrua një punë nga grupi mediatik i Silvio Berlusconit si reportere mode në rrjetin e televizionit privat më të madhe italian. Ajo tha jo. “Nuk dëshiroja të bëja televizion. Nuk ishte ëndrra ime,”. “Unë dëshiroja të njihesha ndërkombëtarisht. Televizioni nuk do të ma jepte famën aq shpejt, por do të isha e famshme vetëm në Itali. Dhe në Itali, më herët ose më vonë audiencës tënde potenciale do t'i vinte fundi ,” thotë ajo.

Që prej asaj kohe, ajo e ka gjetur atë audiencë, por ka edhe kritikët e saj. Më herët, kur ajo shkonte në shfaqje mode, përfaqësues të industrisë e tallnin atë, në mënyrë literale i kanë mbyllur dyert përpara fytyrës në shumë raste. Ferragni thotë se kjo e ka bërë “të blindohet me frorcë”. Përgjigjja e saj ndaj kritikave është: “Vazhdo përpara. Kur njerëzit përpiqen të të rrëzojnë, është përgjigja më e mirë që mund t’ju japësh,” thotë ajo. “Vazhdova rrugën time.”

Chiara Ferragni

Sabina Belli, shefe ekzekutive e brandit të buzhuterive Pomellato, që e ka përdorur Ferragnin si imazh për një fushatë marketingu vitin e kaluar, thotë se vizioni i Chiarës që e ka bërë atë si ndikuesen më të fuqishme të modës në botë është një “hap i admirueshëm” për çdo sipërmarrës. “Chiara i flet drejtpërdrejt gjeneratës së saj digjitale,” shton ajo.
Një veteran tjetër ekzekutiv i modës milaneze është më kritik. “Unë dyshoj nëse ajo në të vërtet ka thelb,” thotë ai. “Unë nuk mendoj se çdokush e sheh atë si interesante. Ajo është në modë (mainstream). Për një brand që nuk dëshiron të shesë thjesht dhe vetëm çanta, ajo nuk është personi i duhur”. Megjithatë, i njëjti person theksoi se Ferragni ishte në “në vendin e duhur, në kohën e duhur, dhe ka bërë plot gjëra të duhura”.

Dasma e saj e bëri atë një superbrand. Ajo dhe Fedez kishin hashtagun e tyre, #Ferragnez, megjithëse ajo është më e famshme ndërkombatrisht. “Ai është më i njohur në Itali,” thotë ajo për bashkëshoritn. “Ai njihet prej gjithkujt; ai është shumë i identifikueshëm. Ai është shumë ziliqar që unë jam e njohur ndërkomëbatrisht, por bëhet fjalë për një hendek gjuhësor,” thotë ajo.

Dasma, Chiara Ferragni & Fedez

Ferragni këmbëngul që nuk ka një strategji për medien sociale. Ajo thotë se poston në mënyrë instiktive. “Nëse unë e ndjej se dua të bëj diçka, unë e bëj atë. Kjo është një forcë në këtë botë ku të qenit autentik fiton,” thotë ajo. Postimet e saj mund të jenë në mënyrë befasuese të sinqerta apo të tmerrshme në varësi të këndvështrimit të atij që ndjek.
Ajo poston gati gjashtë herë në ditë dhe, ndjek influensëra të tjerë, të cilat janë kryesisht gra, ajo e vlerëson faktin që bën disa gjëra njëkohësisht. Por shpesh diçka humb në shujmësinë e gjërave. “Mijëra herë ti ndjen se imazhi që ti ke shkrepur në ate ngjarje ku ke marrë pjesë është më e fort se sa eksperienca në vetvete, dhe kjo ndodh kur ti kupton që nuk ke qenë mjaftueshëm prezent në atë ngjarje,” thotë ajo. Vendimi i saj për Vitin e Ri ishte të mësonte të meditonte.

Po përsa i përket kufijve? Që prej lindjes, djali i saj Leone është shfaqur rregullisht në postimet e saj: ndjekësit e kanë parë atë duke i bërë banjë pas lindjes. A shqetësohet ajo që e ekspozon të birin kaq shumë ndaj milion atë panjohurve? Ferragni argumenton se do të ishte e çuditshme për të që të mos e prezantonte të birin, ngjarjen më pozitive të jetës së saj. Por ajo pranon se ka një diskutim etik për tu bërë. “Fëmijët e vegjël nuk mund të vendosin vetë për çdo gjë në jetë. Ata nuk mund të zgjedhin fenë e tyre. Ata nuk mund të zgjedhin se si duan të edukohen. Një fëmijë për fat të keq nuk është i lirëqë të bëjë shumë gjëra sepse prindërit e tij e kanë sjellë në jetë, dhe fëmija kur rritet duhet të bëjë zgjedhjet e tij të vërteta nëse është rruga e drejtë apo e gabuar,” thotë ajo.

Chiara Ferragni me të birin Leone

Duke postuar foto të të birit duke bërë banjo, në sallën e pritjes në aeroport, në triçikllin e vetë, argumenton ajo, jo shumë e bindur, që po ndërmerr një qasje më të gjerë feministe. “Ne jemi një familje moderrne. Unë mund të jem një grua që drejton dy kompani, dhe gjithashtu të jem e pranishme si nënë. Unë nuk kam pse të bëj një zgjedhje mes të qenit një nënë ose një grua në karrierë. Është e mirë për shumë njerëz të marrin një mesazh të tillë,” thotë ajo.

Megjithatë, sigurisht që është shteruese, vazhdimisht duke kërkuar shtigje të rinj. Edhe pse ajo transmeton disa sinjale lodhjeje, ka insinuime që ajo po kërkon të tërhiqet nga radha e parë përpara prozhektorëve. “Po përpiqem të zhvilloj brandin që të ecë vetë pa mbështetjen time të vazhdueshme,” thotë ajo. “Dëshiroj të jem prapa kuintave. Dhe njerëzit do ta pëlqejnë këtë sjellje të re sepse ata pëlqejnë produktin.”

Për do kohë, thotë ajo, ka përjetuar krizë rreth të qenit italiane. Kur ajo shkoi për herë të parë në SHBA në 2013-ën, pati një goditje dhe i çuksite në kokë pyetja, nëse do të kishte lindur amerikane, “Nuk do isha përpjekur kaq shumë”.

Por që prej atëherë e ka rimenduar dhe ajo tanimë mendon se të qenit italiane ndërkombëtare është një pikë e fortë. Në një vend me largimin e trurit të të rinjve të talentuar në mënyrë domethënëse, kjo është një kategori specifike. Është gjithashtu një padi për klasën politike të Italisë. Në veçanti, më duket se Ferragni është një nga të vetmet e një grushti sipërmarrësish italian të profilit të lartë - një gjë e rrallë në një vend si Italia që udhëhiqet ende vetëm nga burrat.

Risia dhe ndërkombëtarizmi i Ferragnit është gjallërues, ndryshe nga politika në Itali, e cila është i zymtë. Kur flasim për Italinë dhe kujtojmë politikën, Matteo Salvini, ministri i brendshëm italian, është një njeri që ka në filozofinë e drejtimit qasjen kundër emigrantëve. Të dhënat e fundit të FMN-së tregojnë se recesioni i vendit mund të thellohet. Kudo ku flitet është biseda e krizës ekonomike, një vend shumë i bukur me histori të lashtë, por i frikësuar dhe i paaftë për të ripërtërirë veten.

Ferragni dhe Fedez tashmë janë të pozicionuar në njërën anë të medaljes që po copëton vendin. Fedez është shfaqur si kritik i Salvinit, duke e sulmuar atë në Tëitter për deklarata raciste dhe ksenofobike.”

Ndërsa largohem nga zyra e Ferragni-it, pranë Kullës së vjetër të Shtypit, e mbushur me dyqane të brandeve luksoze, shoh një poster për Satispay, një sipërmarrje e re e inicuar nga një italian tjetër ndërkombëtar. Pastaj një tramvaj me reklama nga Algebris, një investitor alternativ.

Sigurisht, Ferragni është pjesë e historisë mediatike botërore të vërshimit të titanëve mediatik. Ajo është pjesë e atyre grave që duan të thyejnë kufijtë.

Ashtu si ajo apo kundër saj, Ferragni është gjithashtu padyshim pjesë e fidaneve të vegjël të risive në Itali.

*Burimi: Financial Times


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë