Menaxhim

Fermerët shqiptarë, në celular mund të gjejnë tregjet dhe këshillat

Fermët shqiptarë që kanë një telefonë smart mund të shikojnë në kohë reale ccmimet e produkteve bujqësore në disa tregjet të lokale njëherësh, mund të gjejnë partnerë për shitjen dhe të marrin këshilla për teknologjinë e prodhimit. Mjaftojnë që të hyjnë në platformën e re digjitale ABA online e cila është është inicuar nga Projekti për Përfshirjen Financiare të Fermerëve të Vegjël Shqiptarë (FiAS), mbështetur nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA ).

Behar  Gjoni, Zv. Drejtor Ekzekutiv i FED invest dhe Menaxher i Qendrës ABA, tha se plafroma operon përmes 5 fushave “ Çmimet e tregut: ABA online publikon çmimet e tregut të produkteve bujqësore nga tregjet kryesore me shumicë të Shqipërisë (Lushnje, Divjakë dhe Tiranë) 3 herë në javë;  Tregu në internet ku ABA online ofron mundësi për të takuar blerësit potencialë të produkteve tuaja në internet; Këshilla për teknologjinë e prodhimit bujqësor & kalendari i fermës: Edukimi financiar: ABA online ofron burime të edukimit financiar për të përmirësuar aftësitë tuaja për të menaxhuar paratë dhe informim për shërbimet financiare të përshtatura për Fermerët; Parashikimi i motit: ABA online ju informon mbi parashikimin e motit për 6 ditët e ardhshme”.

Për të zgjeruar impaktimin e kësaj platforme digjitale në komunitetin rural, Gjoni bëri të ditur se është çelur dhe konkursi  nën moton shto shkokun apo mikun të aplikojë dhe të marrë shërbime në kohë reale dhe pa kosto për çdo informacion që ai kërkon nga fusha e bujqësië.

ABA online u lançua në janar 2021 dhe ka 8,000 përdorues të regjistruar që nga shtatori 2021.  Me qëllim zgjerimin e komunitetit të përdoruesve të ABA online, nga tetori 2021 deri në janar 2022 do të organizohet një konkurs për promovimin e ABA online, në mënyrë që të rritet vlera e shërbimeve të ofruara.  Në konferencën  të zhvilluar enkas në  në Tiranë për të shpallur konkursin e promovimit të ABA online, merrnin pjesë, Xhoana Hudhra , Specialiste në Drejtorinë e Programeve të MIE-s  tha se “Projekti i Përfshirjes Financiare të Fermerëve të Vegjël Shqiptarë ka një rëndësi të madhe për qeverinë shqiptare dhe veçanërisht për sektorin rural në vendin tonë, pasi synon të jetë një nga instrumentat në mbështetje të objektivave të qeverisës shqiptare për një rritje cilësore të ekonomisë familjare fermere dhe për krijimin e një sektori agrobiznesi efikas”, tha Hudhra.

Jiro Takeichi shefii JICA për Ballkanin  tha se "Kjo platformë digjitale po shpërndan informacion të dobishëm, edukim mbi tema të ndryshme dhe po ofron një mundësi aksesi në mjetet thelbësore për lehtësimin e aktiviteteve ekonomike të pronarëve të vegjël", teksa vuri në dukje se, platforma është funksionale në internet dhe do të zgjerojë gamën e shërbimeve si një instrument kryesor për zhvillimin ekonomik dhe rural.

 “Unë jam veçanërisht e inkurajuar këtë mëngjes me dëshmitë e dhëna nga përdoruesit e ABA Online. Secili nga 5 përdoruesit na paraqiti përvojën e tyre të përdorimit të 5 funksioneve kryesore që ne ofrojmë në ABA Online. Shpresojmë shumë që do të ketë gjithnjë e më shumë përdorues si Regi, të cilët mund të na tregojnë për marrëveshjet e suksesshme të lidhura me tregun e ABA Online. Ekipi i Konsulentëve Japonezë do të vazhdojë punën për t'i shërbyer nevojave të fermerëve shqiptarë”, tha këshilltarja kryesore e projektit FiAS, Hiroko Tanaka,

Zhvilluesit e projektit shpresojnë shumë që  kjo plaformë të ketë ndikime pozitive për 75 mijë fermerëve të vegjël nëpërmjet rritjes së kapacitetit investmeve dhe  të përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet për ta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë