Biznes

Fermat e Anglisë vuajnë Brexit, s’ka kush të punojë

WSJ-Të përballur me mungesë bujqish këtë verë, Tim Chambers vendosi të hedhë poshtë 165 ton me luleshtrydhe të kalbura.

Perspektiva e shtrëngimit të rregullave  të migracionit këto dy vjetë pasi Britania la Bashkimin Europian, duke përjetuar edhe një paund të dobësuar, ka trembur punëtorët e Europës Lindore, tek të cilët ishte mbështetur Anglia në vitet e fundit.

“Ti jeton me shpresën se pesë autobusë me rumunë do të ndalojnë pranë fermës tënde dhe do të nisin të mbledhin prodhimet, por praktikisht ty të mbetet të dërgosh disa djemë…të shkulin gjithçka,” tha Z. Chambers, ferma e të cillit e pozicionuar në një qoshe të fshatit e quajtur “the garden of England.”  rrit luleshtrydhe. “Ju nuk doni të shikoni një fushë me luleshtrydhe të kalbura.”

Një emigrant nga Europa Lindore

Punëtorët britanikë kohë më parë i kthyen shpinën punëve në ferma, prej pagave të ulta, punës së rëndë fizike dhe, në vitet më të hershme, nga mundësia për paga më të larta, gjatë vitit në një ekonomi ku papunësia ishte 4%.

Bullgarët dhe Rumunët ndryshuan situatën, duke mbërritur në Britani të shumtë në numër në sezonin e verës duke fituar para mjaftueshëm për të jetuar mirë kur ktheheshin në shtëpitë e tyre për pjesën e mbetur të vitit.

Por që prej votimit të Brexit në Qershor 2016, ai ritëm ka ardhur duke u zvogëluar. Numri i emigrantëve të BE-së në Britaninë e Madhe ra në  87,000 në Mars 2018, sipas statistikave zyrtare të raportuara javën e kaluar. Ndërsa për punonjësit sezonalë nuk ka evidenca nga institute i statistikave, rënia tregon efektin e menjëhershëm që vota e Brexit ka patur mbi emigrimin nga Europa.

Rënia është theksuar nga paundi i dobët, i cili i ka bërë punët e Mbretërisë së Bashkuar më pak tërheqëse për punëtorët rumunë dhe bullgarë.

"Këta ishin njerëz që ishin kthyer vit pas viti, duke ditur se ata do të kishin një të ardhur të qëndrueshme", tha Sharon Cross, Drejtor i Punës Etike, për Grupin G, një prodhues bimor në Cambridgeshire. "Por me Brexit, ata vendosën të shkonin në vende të tjera ku nuk kishte kërcënim se puna do tu hiqej."

Një raport i hershëm i Chartered Institute of Personnel and Development, një organizatë e Burimeve Njerëzore Profesionale, paralajmëroi se kërkesa e punës në mbarë vendin po rritet më shpejt sesa furnizimi, të përkeqësuar nga "shoku i furnizimit të shumë pak shtetasve të BE që vijnë në Britani”

Me vendet e lira të punës që nivelin më të lartë e kishin në 2001, zënia e tyre po bëhej më e vështirë në të gjitha nivelet dhe aftësitë, tha raporti. Nga hotelet dhe kafenetë në kujdesin social dhe mjekësinë, shumë sektorë tani po përpiqen të gjejnë punëtorët e huaj nga të cilët ata varen.

Shtëpi për punëtorët emigrantë

Në qershor, qeveria tha se do të lehtësonte kuotat e vizave për mjekët dhe infermierët jashtë-BE-së, në një përpjekje për të lehtësuar një krizë të personelit shëndetësor që është përkeqësuar që nga votimi i Brexit.

Veçanërisht me goditjen e bujqësisë, ajo që po ndodh në fermën e Chambers, në qarkun juglindor të Kentit nuk është e jashtëzakonshme.

Punëtorë

Sipas agjencisë kombëtare të statistikave të Britanisë, fermat nëpër Britani punësojnë 75,000 punëtorë sezonalë në vit, 98% prej të cilave vijnë nga blloku. Dhe emigrantët e BE-së përbëjnë më shumë se një të tretën e fuqisë punëtore - 116,000 njerëz - në prodhimin e ushqimit.

"Ky është viti i parë që po shoh njerëz që kanë qenë këtu për një kohë të gjatë dhe po kthehen në shtëpi", tha Salih Hodzhov, drejtor i prodhimit për fermën Chambers. Ai tha se për herë të parë biznesi, që vepron që nga viti 1952, po shqyrtonte shkallëzimin e prodhimit vitin e ardhshëm.

Hodzhov, me origjinë nga Bullgaria, erdhi për të punuar për z. Chambers për tre muaj në 2001 në një program të punonjësve bujqësorë. Por kur e pa se mund të fitonte për 15 orë atë që do t'i nevojitej një muaj për të fituar në Bullgari, ai qëndroi dhe punoi. Tani ai është një qytetar britanik, me dy fëmijë që e konsiderojnë veten më shumë anglez se bullgar.

Programi u ndërpre në fund të vitit 2013 kur kufizimet e imigracionit për Bullgarinë dhe Rumaninë u hoqën. Por tani fermerët po kërkojnë kthimin e saj. Me ato dy ekonomi që forcohen shpejt, tha zoti Chambers, një program i ri mund të synojë punëtorët nga Ukraina dhe Azia Qendrore.

Zyra Kombëtare e Britanisë së madhe  nuk ka komentuar nëse do të rifutiste programin në fjalë, por tha se ishte "duke punuar shumë për të siguruar që nevojat e punësimit të sektorit të bujqësisë të përmbushen sapo të largohemi nga BE".

Disa biznese po rrisin pagat për të mbajtur dhe tërhequr staf të ri. Mattheë Naylor, drejtor menaxhues i Naylor Floëers, një biznes lulesh në Lincolnshire, hapi agjensinë e tij të punës për të kompensuar mungesat e stafit të kompanisë së tij.

Atanas Doychinov, 32 vjec nga Bullgaria

"Natyrisht nëse ka mungesë, personi që paguan më shumë dhe ofron kushte më të mira të punës merr punëtorët", tha ai.

Në fermën e z. Chambers në një pasdite të fundit, bullgarët që punonin midis rreshtave të shkurreve të mjedrës e bënë të qartë se kishin mundësi të tjera, veçanërisht në Gjermani.

"Më pëlqen këtu, mund të fitoj para mirë për vetëm dy ose tre muaj punë. Por në qoftë se nuk mund të vij, atëherë nuk do të vij, "tha Atanas Doychinov, 32 vjeç, nga Petriç, Bullgari, i cili vjen çdo verë prej 10 vjetësh.

"Nuk jam i shqetësuar për këtë," tha ai, "por nëse nuk kishte njerëz që do të vinin dhe do të merrnin frytet, është fermë që nuk do të mbijetonte. "


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë