Keshilla

Fëmijët janë të rrezikuar nga mbytja. Si duhet të veprojnë prindërit për sigurinë e tyre në ujë

Nga Erin Strybis- Prej kohësh kam qenë kujdestar pishinash, por për një moment edhe unë e humba instiktin tim. Pash fëmijën e mikut tim ndërsa po mbytej në ujë, në një pishinë verore dhe për një moment mendova se nuk kishte asnjë problem, pasi ai ishte një fëmijë i shkathët që ndërkohë merrte mësime noti. Për disa sekonda u kthjellova dhe nxitova për në pishinë që ta shpëtoja. Arrita ta nxirrja prej andej dhe ai arriti të merrte frymë thellë, ndërkoqë që miku im më falenderoi që i qëndrova pranë djalit të tij, kur ai nuk ishte aty.

Por cili ishte gabimi?
Mbytja është shkaku kryesor i vdekjes së fëmijëve 1-4 vjeç. Shumë prindër janë fajtorët kryesorë që fëmijët janë të rrezikuar ndaj uji. Me një verë plot aktivitete, familjet janë gjithnjë të interesuar për të shkuar në pishina dhe plazhe, por si t'i parandalojnë prindërit ngjarjet e paimagjinueshme?
Sarah Denny autoria kryesore e librit "Akademia e Pediatrisë" shprehet se prindërit duhet të fillojnë të pranojnë se mbytja është një kërcënim për fëmijët e tyre.
"Edhe nëse fëmija juaj ka marrë mësime noti, mos pranoni që ata të shkojnë në det vetëm, duke menduar se nuk do t'i ndodhë gjë. Prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të marrin masat e duhura,"shprehet ajo.
Fëmijët 1-4 vjeç janë më të rrezikuar nga mbytja, të ndjekur më pas nga grupmosha 10-19 vjeç. Kur unë dhe miku im menduam përsëri rreth asaj që i ndodhi djalit të tij, rianalizuam përsëri të gjithë cështjen dhe në atë kohë, nuk e dinim se mosha dhe gjinia e tij ishin më të rrezikuara nga mbytja. Një tjetër ide e gabuar për mbytjen është se kjo gjë nuk ndodh tek fëmijët e zhurmshëm dhe aktivë, pasi ata mendohen se janë të shkathët. Sipas William D Ramos, një anëtarë i Këshillit Këshillimor Shkencor të Kryqit të Kuq Amerikan, shpjegon se mjafton vetëm një veprim i vogël për t'u trembur dhe për të përfunduar në ujë. Sipas tij, trupi i njeriut në momente të tilla, përjeton ankth dhe nuk mund as të kërkojë ndihmë.

Çfarë mund të bëjnë prindërit?
Sipas Ramos, prindërit duhet të shmangim shpërqëndrimet nga celularët, bisedat, leximi ose pregatitja e ushqimit. Ai shtoi se Kryqi i Kuq rekomandon që prindërit të jenë pranë vendit ku mund të notojnë fëmijët e tyre.
Ndër të tjera ai këshillon që t'i jepni fëmijëve xhaketa shpëtimi për çdo rast. Ai shton se gjatë gjithë kohës duhet t'i edukoni fëmijët si të mbijetojnë në ujë dhe të mos kenë frikë. Të qëndroni vigjilent dhe kushtojini rëndësi fëmijëve kur janë pranë ujit dhe gjithmonë notoni në një zonë detare dhe pishinë të mbrojtur.
Denny shton se prindërit nuk duhet ta lënë fëmijën e tyre vetëm, edhe pranë ujërave në shtëpi, si vaska apo kova të mëdha uji, pasi edhe ato përbëjnë një kërcënim për fëmijët e vegjël në moshën 1 vjeçare. Gjithashtu, ajo këshillon që në një pishinë të vendosni barriera mbrojtëse, për të qënë më të sigurtë. Ndërsa, Ramos këshillon edhe kontrrollimin e ujit të pishinës, për të mos përmbajtur objekte të forta.
"Pavarësisht rregullave prindërit duhet ta shohin veten si pjesë e një ekipi sigurie, duke i mbrojtur fëmijët e tyre" shton ai.
Sipas Denny-t fëmijët nga mosa 1 deri në 4 vjeç mund të përfitojnë nga mësimet e notit, por prindërit gjithnjë duhet të sigurohen për aftësitë e tyre./The Washington Post/

*Erin Strybis është një shkrimtar nga Çikago i cili shkruan artikuj për mbulon prindërimin dhe mirëqenien.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë