Biznes

Fasonët: Qeveria të paguajë për masat e sigurisë ndaj Covid-19

Një grup prej 15 sipërmarrësish të aktivitetit fason në Krujë i kërkojnë qeverisë të investojë për të jetësuar masat e sigurisë ndaj Covid-19 në fabrikat e tyre, pasi sipas këtyre sipërmarrësve ata vetë e kanë të pamundur.

“Ne Sipërmarrësit e Biznesit “FASON” në Krujë, duke parë koston e madhe financiare që po i sjellin Biznesit tonë, këto Vendime apo Urdhëra të Qeversië, pa përjashtuar edhe punonjësit tanë të cilët ndikohen jo pozivisht dhe nuk janë të qartë, nga Urdhërat e Qeverisë që kanë buruar nga Gjëndja e Fatkeqësisë Natyrore që prej datës 10 Mars 2020 e në vazhdim, duam që qeveria të marrë vetë pjesë në zbatimin e këtyre urdhrave”- citon letra drejtuar Kryeministrit Rama dhe ministrive të linjës.

Ajo që kërkojnë 15 sipërmarrësit fason:

1- Qeveria të marri përsipër me fondet e saja, kostot shtesë për realizimin e masave të punës ndaj parandalimit të COVID-19, dhe këto masa duhet të jenë teknikisht të arritshme për Ne (si p.sh, pamundësia e rendimet në punë me doreza përgjatë gjithë orarit të punës. Pamundësia e distancimit fizik, përsa kohë një Linjë Makinerie 25 metra e gjatë, sipas udhëzimeve nga ekspertët që kanë bërë monmin, nuk duhet të punojnë më pak se 45 punonjës, për të plotësuar kushtet e shëndet dhe sigurisë në punë, si dhe për një prodhim minimal me standarte normale, dhe të tjera të dhëna teknike të punës konkrete sipas të cdo Fabrike Fason).

2- Kryerjen e Transportit të Punonjësve, sipas Lejës së ka thënë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transport Rrugor (DPSHTRR), Numri i punonjësve ‘pasagjerve’ në Mjen e Transport, nuk duhet tëcndryshojë. (Transpor për Sektorin “Fason”, e ka të pamundur të 4-fishoj ose 6-fishoj mjetet e Transportcpër t’u përshtatur me Protokollin e Kuq të Masave Higjeno Sanitare COVID-19, për Biznesin “FASON”. Necmund t’i përshtatemi rritjes së numrit të mjeteve tona të Transport vetëm në rastet kur shmi i mjeteve motorike ekstra nga çfarë kemi aktualisht, shpenzimet e tyre mbulohen nga Shteti).

3- Të qartësohet mbështetja Financiare e Qeverisë ndaj Punonjësve të Sektorit “FASON”. (Qeveria duhet të prononcohet qartë dhe kuptueshëm për punonjësit tanë, çfarë Ajo u ofron ose nuk u ofron, punonjësve si dihmë financiare ndaj paqëndrueshmërisë së tyre ekonomike në punë, si rrejedhojë e COVID-19. Qeveria të mbështesë punonjësit e Sektorit “Fason”, me “Pagë Lufte 26,000 ALL” ose me “Bonus Page 40,000 ALL”, dhe të jetë e qartë në çdo mbështetje financiare ndaj tyre. Cila është mbështetja financiare e Qeverisë ndaj Punonjësve tanë?)

4- Qeveria në mënyrë të veçantë dhe urgjente, duhet të harmonizojë punën në Sektorin Fason, përballë Kontratave me Porositësit që ka ky Sektor. (N.q.s Ne si Biznes “FASON”, mbyllim akviten për aq dita sa na kërkohet nga Autoritetet, si dhe në raste të vecanta për aq ditë sa vlerësohet nga Administratorët e Sektorit “FASON”. Kjo kohë pezullimi i akvitet, në funksion të parandalimit të COVID-19, i takon Qeverisë Shqiptare, që nëpërmjet Minsitrisë së Financave, të rinegociojë për llogarinë Tonë, me Porositësit, kohëzgjatjen e Kontratave tona, për sa kohë Qeveria ende nuk ka një Urdhër të qartë që i ka mbyllur.

Ndërmarrjet FASON, ku Ne të kemi mundësi t’i referohemi për t’ia komunikuar Porostësve tanë. Përsa kohë mungon ky Urdhër, mbetet detyrë e Qeverisë Shqiptare të rinegociojë kohëzgjatjen e Kontratave tona të Porositësit tanë, që mos gjobitemi. Harmonizimi i kohës së punës së Akvitet tonë me kohën e punës së Shteteve nga na vjen Porosia). Rrethi i Krujës prej disa ditësh është kthyer në vatër të shpërthimit të koronavirusit, ku së fundmi janë regjistruar të paktën edhe 7 raste të reja me virus.

Pas rasteve të reja, numri total I të prekurve në Krujë shkon në 65 të infektuar.

Mësohet se 6 nga rastet e fundit me koronavirus në Krujë janë punonjëse në një fasoneri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë