Financa Personale

Pse familjet e varfra shqiptare harxhojnë më shumë për argëtim se të pasurit

Ermira është nënë e dy fëmijëve, djem. I madhi në klasën e gjashtë, i dyti në klasën e tretë. Të dy ndjekin arsimin publik në Tiranë.

Ermira shpjegon se djali i madh ka një natyrë të veçantë, që nuk i vjen për shtat arsimi publik; klasa me shumë nxënës dhe mësuesesja e cila merret më shumë me nxënësit ekstrovers.

“Malindi është tejet kreativ, pëlqen artet, çdo gjë e bën kur ka frymëzim dhe nuk ka natyrë dominuese dhe imponuese. I bën gjërat ngadalë dhe me nge. Një natyrë e tillë nuk inkurajohet në arsimin publik në një klasë me 40 nxënës, por nuk kam çfarë të bëj. E kam rrotulluar nga të gjitha anët me bashkëshortin si mundësi për ta shpënë në shkollë private, por nuk e kemi shpënë. Sepse nuk na del të shpiem të dy fëmijët” – thotë Ermira.

Ndërsa tek e pyes nëse të ardhurat që kanë si familje i mjaftojnë për të bërë një jetë normale, më thotë se nuk iu lë gjë mangët fëmijëve që nga ushqimi i mirë, vëshjet dhe pushimet.

Ermira punon në një kompani private dhe e ka rrogën mbi mesataren, kurse i shoqi është profesionist i lirë.

Ajo mendon se fëmijët kur duan, pavarësisht se institucioni është cilësor ose jo, ata ia dalin.

“Mua për shembull, prindërit nuk kanë dashur të shkoj në shkollë të lartë. Për ta mjaftonte shkolla e mesme”- thotë Ermira.

Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se familjet shqiptare të klasifikuara në 20% e poshtëm të të ardhurave mujore (pra të varfra), i kanë të fundit në listë shpenzimet për arsimin e përkthyer vetëm 0.2% të buxhetit të tyre mujor shkon për për të.

Grafiku i përpiluar me të dhënat e INSTAT tregon se pasi këto familje heqin shpenzimet për gjërat bazike si ushqimi dhe faturat, konsumojnë për duhan, alkool, argëtim, restorante.

Më shumë se gjysma e shpenzimeve mujore totale tek ky grup familjesh shkon për blerjen e ushqimeve, të cilave u dedikojnë 53.8% të totalit të shpenzimeve. Konsumi i ushqimeve tek ky grup është të paktën 13% më i lartë se mesatarja e përgjithshme. Shpenzimet për këto shërbime vlerësohen 16 herë më të larta se ato për arsim.

Sociologu Gëzim Tushi thotë për gazetën “Si” se “Familjet e varfra në të gjitha kuptimet (jo domosdoshmërit financiarisht)  kanë fokus për të shpenzuar më shumë për mallra dhe shërbime që nuk u sigurojnë atyre një zhvillim të qëndrueshëm”.

Gëzim Tushi, sociolog

Profesor Tushi sjell dy argumente për të mbështetur faktet: trashëgiminë kulturore dhe femonenin teknoprofetizmin (bindjen se mund të arsimohesh e të nxësh edhe vetëm përmes internetit).

“Është e vërtetë që ka një shpërpjestim të raportit, është një raport dikotomik i nevojave të familjeve që kanë një nivel të qëndrueshëm krahsimisht me ato në varfëri. Familjet dinastike ( me një trashëgimi kulturore, arsimore, financiare) që kanë një stof kulturor e kanë domosdoshëmri arsimin. Mirëqenia e tyre është e lidhur me zhvillimin arsimor sepse janë të bindur dhe ndërgjegjshëm se investimi në arsim, ju krijon një të ardhme të sigurt. Ky tutukadh i trashëuar u jep këtyre familjeve dinastike bindjen se arsimi ju mundëson të ardhmen e suksesshme. Ata kanë mundësi për të gjitha shpenzimet, por investojnë në mënyrë racionale. Ata kanë synim arsimin”- shpjegon profesor Tushi. Sipas tij, këto familje kursejnë nga të gjitha zërat e shpenzimeve për të investuar për fëmijët që ti shpien në institucionet më të mira arsimore, madje edhe duke marrë hua ose kredi.

Kurse, familjet e varfra, kanë sjellje të kundërt. “Ato kanë mungesë orientimi ndaj qëndrueshmërisë dhe harxhojnë në mënyrë kaotike. Këto familje nuk kanjë stof kulturor, bërthamë kulturore që iu ofron dëshirën për zhvillim të qendrueshëm, I cili vjen nga arsimi”.

“Familjet e varfra besojnë tek Teknoprofetizmi, që arsimi mund të bëhet përmes internetit, edhe pse jo të gjithë i disponojnë mjetet teknologjike. Por përmes internetit ti merr informacion, jo dije. Spostimi i përgjegjësisë të prindërve tek interneti, teknologjia është i gabuar dhe i dëmshëm për të dy; ai për prindërit, ashtu edhe fëmijët. Dinastikët kanë më censurë ndaj fëmijëve, janë më konservatorë, kurse të varfrit më të papërgjegjshëm”- Gëzim Tushi.

Argumenti i dytë që jep profesor Tushi për familjet e varfra të cilat sipas tij shpenzojnë në mënyrë kaotike dhe nuk e kanë në fokus arsimin, vjen sipas tij pasi ato besojnë tek Teknoprofetizmi, që arsimi mund të bëhet përmes internetit, edhe pse jo të gjithë i disponojnë mjetet teknologjike.

“Por përmes internetit ti merr informacion, jo dije. Spostimi i përgjegjësisë të prindërve tek interneti, teknologjia është i gabuar dhe i dëmshëm për të dy; ai për prindërit, ashtu edhe fëmijët. Dinastikët kanë më censurë ndaj fëmijëve, janë më konservatorë, kurse të varfrit më të papërgjegjshëm”- shpjegon profesor Tushi.

Kurse Ersida Teliti nga Qendra e Konsumatorit Shqiptar i konsideron absurde të dhënat e INSTAT ku tregohet se familjet e varfra frekuentojnë restorantet dhe bëjnë qejf.

Sipas saj, familjeve të varfra të ardhurat u dalin vetëm për bukë dhe rrezikojnë përherë të mos e përfundojnë muajin.

Por bie dakord që sjellja konsumatore shqiptare është e çuditshme dhe nxjerr në pah disa karakteristika që nuk dallohen në shoqëritë e tjera ku ka standarte dhe klasa të përcaktuara qartë e ku secila familje shpenzon sipas të ardhurave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë