Rend dhe Ligj

Falsifikonin pasaportat, arrestohen dy të rinj

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj për falsifikim pasaportash.

Policia thotë se kanë vënë në pranga shtetasin I. N., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i pasaportave ose vizave” dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe GJ. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

22-vjeçari i ka shitur një kartë identiteti greke me të dhënat e tij 30-vjeçarin, i cili ka tentuar të udhëtojë për në Angli.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë