Futboll

Fair Play vendos për grupin H

Për herë të parë në historinë e një Kupe Botë, përcaktimi se cila skuadër e kalon grupin dhe vazhdon më tej dhe cila jo u bë duke përdorur rregullin e lojës korrekte (Fair Play).

Pas ndeshjeve të treta në grupe, situata mes Japonisë dhe Senegalit në grupin H të finaleve të botërorit rus ishte krejtësisht e barabartë. Polonia e eleminuar mori një fitore krenarie ndaj skuadrës aziatike falë goli të Berdnarek në minutën e 59-të të takimit.

Në anën tjetër, Kolumbia fitoi po 1-0 ndaj Senegalit. Golin që katapultoi amerikano-latinët në krye të grupit me gjashtë pikë e shënoi Mina në minutën e 74-t.

Kolumbia u kualifikua si e para e grupit H

Në përfundim të ndeshjes renditja pa Kolumbinë të vetme me 6 pikë, që shihte pas Japoninë me Senegalin me nga katër pikë. Në barazim pikësh u thërrit rregulli i golavarazhit. Në këtë botëror, japonezët kanë shënuar katër gola dhe kanë pësuar po katër dhe Senegali po ashtu. Gjithçka e barabartë edhe këtu.

Ndeshja direkt nuk ka vlerë, por edhe nëse do të kishte, dy skuadrat e mbyllën takimin mes tyre në barazpeshë të golave 2-2.

Në ndihmë u thirr rregulli i lojës korrekte (Fair Play), sipas të cilit skuadra e ndëshkuar më pak me kartona, të verdhë apo të kuq qofshin kalon më tej dhe ajo e ndëshkuar më shumë eleminohet.

Falë këtij rregulli Japonia gëzoi në fund, pasi në tre ndeshje kanë marrë vetëm 4 kartona të verdhë, ndërsa Senegalezët po në tre ndeshja janë ndëshkuar dy herë më shumë, pra gjashtë kartona.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë