Portofol

Facebook pëson rënien më të madhe në treg

Facebook Inc. FB pësoi rënien më të madhe ditore të vlerës së kompanisë në treg me -18.96%.

Kjo është rënia më e madhe për një kompani amerikane të listuar në bursë, një rënie ndëshkimi për një kompani që ka çuar në një rritje shumëvjeçare  teknologjinë.

Aksionet e Facebook ranë 19% në 176.26 dollarë, duke humbur afërsisht 119.1 miliard dollarë në treg, pas Menlo Park, Calif., kompani e cila  paralajmëroi të mërkurën e vonë për ngadalësimin e rritjes së saj. Humbja e vlerës së kompanisë së Facebook në treg është më shumë se 457 prej 500 kompanive në S&P 500 dhe më e madhe se sa vlera agregate e 20 kompanive fundore në S&P 500.

Aksionet e teknologjisë kanë regjistruar rritje të konsiderueshme, duke tejkaluar tregun këtë vit, pasi investitorët kanë ‘vënë bast’ që kompanitë si Amazon.com Inc., Alphabet Inc., Netflix Inc. dhe Facebook Inc. do të dominonin sektorët që lëvizin nga shitja me pakicë deri në hollësira për vitet që do vijnë.

Rënia e stokut përfaqëson përqindjet më të larta të rënies më të madhe të të gjitha kohërave për Facebook, dhe aksionet ishin përformueset më të këqija në Nasdaq 100 dhe të dytat më të këqija në S&P 500.

Me gjithë rënien e stokut që ndodhi të enjten, shumë prej kolosëve të tregut ishin të mbushur nga fitimet e konsiderueshme të 2018. Netflix është në rritje me 89%, Amazon 55% e Microsoft me 28%. Indeksi S & P 500 është rritur me 6,1% në 2018 dhe Facebook është zvogëluar me 0,1%.

Facebook ka raportuar të mërkurën të ardhura më të ulta seç priste për tremujorin e dytë—edhe pse rritja ishte 40% duke thënë se për pjesën e mbetur të vitit rritja pritet të bjerë. Megjithatë skandali i Cambridge Analitica nuk ka pasur pasoja të rënda në biznesin e Facebook deri më tani.

Tregu i madh nuk është ‘infektuar’ nga lajmet e Facebook, me rritjet e Dow në 112.97 pikë, dhe të ardhurat e mëdha të Amazon.com për tremujorin pas këmbanës së të enjtes, duke lehtësuar shqetësimet për një tërheqje më të gjerë në sektorin e teknologjisë.

Në përgjithësi, analistët vazhdojnë të mbeten tek parashikimet optimiste për titujt e teknologjive të mëdha. Sipas FactSet, nga ata që kanë lëshuar një vlerësim për stokun, 96% e analistëve kanë rekomanduar blerjen e Amazon, ndërsa 91% kanë lëshuar vlerësime të njëjta për Alfabet.

Bindja e shumë analistëve në lidhje me stoqet teknologjike reflekton rritjen e shpejt të sektorit në dominancë mes industrive të tjera, ashtu si rekordi i rritjes mbi mestaren. Rënia e Facebook  sëbashku me të tjerët, ka ndikuar që disa investitorë të jenë ende të zemëruar për shkak se mund tëv nidkojë që sektori i teknologjisë sipas tyre të pësojë ndryshime.

Investitorët janë klasifikuar për gjatë mes emrave të mëdhenj të teknologjisë dhe të ngjashmëve të tyre kinezë - Baidu Inc., Alibaba Group Holding Ltd. e Tencent Holdings Ltd. - si tregtia më e ngarkuar në tregje për gjashtë muaj rresht, sipas sondazhit të muajit korrik të Bankave të Amerikës Merrill Lynch. Analistët i tremben luhatshmërisë së tregut. Një rast i njjëjtë u shfaq kur emrat e teknologjisë së rëndësishme ranë në mars, duke bërë që tregu më i madh i bursës të zvarritej, pasi investitorët u shqetësuan se pasojat mbi trajtimin e të dhënave personale të përdoruesve të Facebook në lidhje me zgjedhjet e vitit 2016 mund të nxisin rregulla të forta rreth industrisë. Kohët e fundit, Netflix shënoi 6.5%, duke rezultuar me humbjen më të madhe të saj njëditore të vitit, pasi humbi parashikimet e veta nga më shumë se një milion abonentë.

“Nga çfarë kemi parë na bën të kuptojmë se këto kompani janë të pafalimentueshme,” tha Brendan Erne, drejtor i implementimit të portofolit të Kapitalit Personal, që ka këshilluar klientët kundër  vënies së basteve për stoqe të teknologjisë popullore. “Por këto lloj tregtishë mund të përfundojnë shumë shpejt dhe me shumë pak argumente.”

Sipas FactSet, investitorët institucionalë kanë investuar në aksione të konsiderueshme në Facebook, sipas të dhënave për tremujorin deri më 31 mars duke treguar se Vanguard Group zotëron afërsisht 7.1% të aksioneve, Fidelity Management & Research Co. ka një 4.9% të aksioneve dhe BlackRock Fund Advisors me 4.4%..

Zotëruesit e fondeve kanë tërhequr gjithnjë e më shumë bastet kundër stoqeve të teknologjisë. Banka e Amerikës Merrill Lynch në një raport të saj korrikut është shprehur se interesi i shkurtër për titujt më të rëndësishëm të teknologjisë në terma të përqindjes së aksioneve që janë disponibël për tregun- - ka rënë në nivele të ulta rekord gjatë vitit të kaluar,

Rënia në aksionet e Facebook ka kapur në befasi operatorët. Sipas të dhënave të Trade Alert, investitorët po prisnin për një lëvizje prej 5.6% në tituj, në të dyja drejtimet, deri të premten, një rënie shumë më të vogël se ajo e tanishmja.

Sipas analistit të Alert Trade, Fred Ruffy mendohet për një paradhënie prej 19% të aksioneve deri në dhjetor "Çështja sapo është shndërruar në një katastrofë pas lëvizjes së sotshme.”

Sipas  të dhënave të Trade Alert, vëllimi i opsioneve në Facebook u ngrit të enjten dhe tregtarët parashikojnë më shumë shqetësime për aksionet.WSJ


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë