Sport

Europiani i shtangës, Calja ngjitet i pari në pedanë, pasojnë Qerimaj dhe Godelli

Prej tre ditësh në Batumi të Gjeorgjisë ka filluar kampionati europian i peshëngritjes. Shqipëria përfaqësohet me 5 sportistë në këtë kampionat, ku pretendohen disa medalje. Të gjithë do i provojnë shanset e tyre, por medalje priten nga kampioni aktual i europës, Briken Calja, Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli.

Peshëngritësi nga Cërriku, që shkon në këtë kampionat për të mbrojtur titullin e tij do të ngjitet në pedanë pasditen e kësaj të marte në orën 18:30. Briken Calja do të garojë në peshën 73 kg, ku konkurrenca pritet të jetë e ashpër dhe mbetet për t’u parë në ai do të mbrojë titullin e tij të trefishtë.

Por medalje në këtë kampionat pretendojnë edhe dy peshëngritësit e tjerë, Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli. Të dy sportistët elitarë duke folur për Gazeta "Si" shprehen mjaft optimist për kapjen e objektivave të tyre në këtë kampionat dhe të vijnë, pse jo dhe me rekorde. Qerimaj shprehet se deri më tani janë duke u përgatitur në qetësi dhe me një regjim të rreptë për të kapur formën optimale për garën.

Qerimaj dhe Godelli do të garojnë ditën e nesërme, duke filluar prej orës 14:45. Të dy shtangistët që stërviten në ambientet palestrës Feti Borova kërkojë që në këtë kampionat europian përveç medaljeve europiane, të mbledhin sa më shumë pikë të vlefshme për Lojrat Olimpike, Tokio 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë